Ish kryeministri Berisha denoncoi sot nga selia e PD dhunën që policia kishte ushtruar ndaj protestuesve, sikurse tha Berisha. Në qeli janë mbajtur edhe adoleshentë edhe të moshuar 84 vjeçar, tha ish kryeministri ndërsa deklaroi se nuk do të tolerohen shkelje të të drejtave të njeriut. Berisha tja se të ndaluarit në komisariatin 2 u keqtrajtuan nga narkopolicët.
Komisioni ka vendosë të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të 11 dhjetorit. Deri më 22 mars të gjitha strukturat duhet shndërrohen në struktura të anëtarëve përmes votimit, tha Berisha.
Po ashtu komisioni vendosi ti komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet e referendumit të 18 dhjetorit që ishte shkarkimi i tij si kryetar i PD.
Si një akt protokollar dhe jo detyrim deputetit Basha do ti dërgohet një shkresë ku do të njoftohet, ndërsa për të gjithë anëtarët e PD, afro 44 mijë që votuan më 18 dhjetor komisioni vendosi të njoftojë se anëtarësia e PD është në këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj. Vendimi i marrë do zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj deputetin Basha të mos imagjinojë ti kundervihet referendumit. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për ta zbatuar vendimin. Ftoj cdo deputet të PD që e ndjen veten të kësaj force politike dhe jo të Lulzim Bravës të vijë të marrë dosjet e votimit të degës që i përket.
Ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti sot për herë të tretë brenda pak ditësh në selinë e PD-së, së bashku me Komisionin për Rithemelimin e PD-së.
Ai ka zgjedhur një prej sallave që më herët është përdorur për mbledhje nga vetë Basha. Ky i fundit ndodhet në seli, në një dhomë shumë pranë me Berishën.
Berisha zhvilloi mbledhjen me komisionin e rithemelimit dhe më pas u takua me gazrtarët.
Dera e sallës u hap me forcë pasi siç dihet Basha ka ndërruar bravat. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/