Lirohet nga detyra drejtori i AKU-së, një këshilltare e Ramës merr postin

Lirohet nga detyra drejtori i AKU-së, një këshilltare e Ramës merr postin

211
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit Bledar Skënderi u lirua nga posti sot me vendimin e kryeministrit Rama ndërsa në vendin e tij është emëruar Jeta Deda.

Skënderi është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit përpara afro një viti. Më herët, Skënderi ka mbajtur disa poste, përfshirë atë të zëvendësdrejtorit të ALUIZNI-t e të Burgjeve si dhe ka qenë anëtar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Zëvendësuesja e tij, Deda ka punuar më parë në kabinetin e kryeministrit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Bledar Skënderi, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Jeta Deda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY