Pjesëmarrës në protestën e PD të drejtuar nga Berisha kanë djegur një nga flamujt serbë të vendosur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në kryeqytet ndërsa kanë dëmtuar disa të tjerë.
Flamujt serbë ndodhen përgjatë bulevardit me rastin e vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës ‘Open Balkan’.
Protestuesit e mbledhur para selisë së PD, përveç parullave kundër Vuçiç kanë lëshuar etiketime dhe për kreun e PD duke thirrur “Basha ik”.
Vuçiç gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’.
Në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës janë rreth 1 mijë efektivë të Policisë së Shtetit. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/