Inspiruesi i Rithemelimit të PD, Sali Berisha tha sot në protestën para kryeministrisë se ne nuk protestojmë kundër bashkëpunimit ballkanik, përkundrazi e kërkojmë dhe e duam atë bashkëpunim sipas procesit të Berlinit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur qytetarë shqiptarë, demokratë në këtë bulevard në Shqipëri dhe kudo që ndodheni sonte përshëndetje vëllazërore në këtë protestë në të cilën ne ngrihemi fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar, të shoqërisë shqiptare. Ne jemi mbledhur për të protestuar kundër projektit fantaszmë të aleancës bilaterale Beograd –Tiranë –Shkup, apo të treshes Vucic dhe vasalët e tij Rama dhe Zahev.
Kjo është protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të NBallkanit përvec beogradit, kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorika nga Bosnja , mali i Zi dhe Kosova, është shpallur si kërcënim nga Kroacia, një projekt që nuk synoin asgjë vetëm vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon., Jemi kundër projekti sepse një nga dështimet më të mëdha në ballkan dhe europë ka qenë ideja e hegjhominiszmit serb. Bie në mënyrë flagrante në interesin tonë kombëtar.
Ky projekt rindërtoi hartat e rajonit, duke fshirë kosovën si shtet i pavarur, ky projekt vuri për masë minishengenin për të mashtruar vendet e ballkanit. Më vonë projekti mori emrin ballkani i hapur për të nderuar autorin apo propagandistin e shoqerisë së hapur i cili nuk nguronte të promovonte ndarjen e kosovës. Sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse mini ballkani i hapur ëhstë projekti që vucic dh edi rama kanë rrethuar kosovësn dhe kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e saj. Qytetarët protestojnë të cilët shohin në projektit djallëzor të Ballkanit të Hapur një përpjekje aventueierësh për nismën e Berlinit. Në asnjë resht të letrës drejtuar Brukselit nuk flasin për vende të barabarta dhe të pavarura, nuk flasin për popuj sovran por për popull të konceptit të vjetër jugosllav, në asnjë fjalë nuk flitet për dhunimin e standardeve demokratike të këryre vendeve, si shkaku kryes i mbetjeve të rajonit. Fajet sipas dy aventueierëve i ka europa, sipas tyre europa sipas tyre dhunoi të drejtat e qytetarëve të këtyre vendeve. Vucic ka ardhur këtu si udhëheqës i ballkanit të hapur, i tillë nuk do jesh kurrë i pritur në Tiranë”, tha Berisha.
SHBA-të mbështesin bashkëpunimin mes vendeve të barabarta dhe jo mes vendeve të panjohura të nënshtruara. SHBA-të kanë qenë faktorë të stabilitetit në Ballkan. Por dua të them me këtë rast Ballkani i Hapur ka një kumbar dhe është multimilarderi George Soros.
Më lejoni të bëj thirrje ndaj qeverisë së SHBA-ve të ndalojë çdo veprimtari politike që dublon politikën e tyre në Ballkan. Miqtë e mi, tradhëtia dhe hajnia janë binjakë siamezë që kanë për shtyllë kurrizore shpirtin e shitur të korruptuar të Edi Ramës. Ne mblidhemi sot këtu si qytetarët më të vjedhur më të rrjepur më të varfëruar të kontinentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/