Kreu i FRPD Belind Këlliçi tha se PD po i kthehet adn së saj.
“Jam i lumtur sot që PD i është rikthyer ADN së saj. Protestës dhe betejës për Shqipërinë drejt integrimit europian. Vetëm me një njoftim në rrjetet sociale ky shesh është mbushur me qytetarë shqiptarë dhe ata të Kosovës, për të mbrojtur shqiptarët brenda kufirit tonë. Ramës i bëj thirrje Vuçiç mund ta kesh mik për vete, por mos u mundo t’ia shesësh shqiptarëve. Mos u shqetëso me kërpudhën qe e ke hequr nga Kryeministria ne e kemi me të keqen tuaj, ty do të heqim me rrënjë dhe themel, qeverinë tënde do ta largojmë. Gjatë 8 viteve janë larguar 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria, në vend që Rama të kërkojnë falje dhe ndjesë ai është duke darkuar me pjata të shtrenjta peshku me vllahun e tij Vucic. Ne jemi kundër Ballkanit të hapur që i hap rrugë influencës serbe dhe ruse në ballkan. Ne jemi pro amerikan , pro BE. Kam dy fjalë për kryehajdutin që është në bashkia e Tiranës, ghakun nuk do tra falim edhe për inceratorin e Tiranës e ka gjenezën të Ardit Gjoklaj. I Kam dhënë fjalën e nderit që ai nuk do të harrohet, ne i kemi dhënë fjalën dhe do ta mbajmë. Për inceratorët mund të jetë arrestuar koka por pronari i inceratorëve ka një emër Edi Ramën, nëse SPAK ka mision atëherë të vazhdojë me kryeministrin. Jam krenar që PD po ringrihet dhe është e gjallë jam i bindur për të rikthyer PD në krye të qeverisë, rroftë Kosova, rroftë Shqipëria”. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/