Indrit Sadedini, 34-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë nga një atentat me eksploziv pasditen e së dielës në Vlorë u godit nga shpërthimi sapo doli nga shtëpia e po afrohej tek garazhi.
Mendohet se eksplozivi ishte i fshehur ndërsa Sadedini ka marrë plagë të rënda dhe po kurohet në spitalin e Traumës në Tiranë.
4 vjet me parë Indrit Sadedini i shpëtoi një atentati me 500 gr tritol që iu vendos në makinë. Ai e konstatoi dhe eksplozivi u neutralizua nga një ekip xhenierësh. Fill pas ngjarjes ai kërkoi azil në Francë, por pa sukses.
Në atë kohë Sadedini ishte pronar i një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në të cilin gjatë muajit prill 2017 u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Për këtë ngjarje Sadedini u procedua në gjendje të lirë nga policia për moskallëzim krimi. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/