Në taracën e selisë nuk ka njerëz të armatosur, Alibeaj: Është fotomontazh!...

Në taracën e selisë nuk ka njerëz të armatosur, Alibeaj: Është fotomontazh! Berisha e kishte fshirë nga faqja shumë para deklaratës së selisë

69
0
Shares

Nënkryetari i PD, Alibeaj tha sot se foto e shpërndarë në rrjetet sociale ku duken persona të armatosur, theksuar në selinë e PD, nuk është e vërtetë.

Foto është komentuar në pas nga Berisha por Alibeaj gjykon se është Berisha që e ka sajuar atë duke e sulmuar ashpër.

Në fakt Berisha e ka fshirë atë foto nga faqja e tij bashkë me komentin para deklaratës së Alibeaj, dhe foto ka qënë e shpërndarë në emër ose me logon e ‘brryli broadway’.

“Fotomontazhet e halleve te Sali Berishes jane sa shpifese aq dhe te deshperuara, si cdo akt i tij gjate muajve te fundit. Ne epoken moderne te internetit me nje kerkim ne google gjendet lehte se fotomontazhi i SB eshte nje foto e shkrepur ne vitin 2019 ne tarracen e kryeministrise.

Sic manipulon keto foto, manipulonte dhe me demokratet per hallin e tij gjate ketyre muajve. Por tani eshte koha per te lene pas te shkuaren”, thekson Alibeaj duke publikuar edhe fotomontazhin sipas tij.

Një ditë më parë por edhe më herët gazetarët kanë parë persona të armatosur në seli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY