Basha mban fjalën në kuvendin e selisë: Ja kë do të largojmë...

Basha mban fjalën në kuvendin e selisë: Ja kë do të largojmë përgjithnjë nga strukturat

101
0
Shares

Foto ilustruese
“Si do jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër”, tha sot gjatë fjalës së tij kreu i Pd, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në kuvend. “Do jemi partia më e pastër në Shqipëri, duke mos lejuar në rradhët tona dhe në ekipet drejtuese, njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare”, theksoj Basha duke shtjelluar pikën 1 të rendit të ditës së kuvendit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Është një kënaqësi t’ju shoh sot të gjithë bashkë, në një ditë ku kemi shumë për të thënë, e cila në këtë ditë reflektimi, bashkimi dhe vendimi për të zgjedhur të bashkuar rrugën e të ardhmes.
Nuk jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit, por për të thënë disa të vërteta që për shumë gjatë nuk i kemi shqiptuar, apo vetëm i kemi belbëzuar.
E di që disa mezi presin t’i dëgjojnë, e di po ashtu se disa të tjerë mund të mërziten prej tyre. Por sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës.
Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.
Që ne të bëhemi bindës për shqiptarët, që ne të rikthejm besimin e shqiptarëve tek Partia Demorkatike, duhet të guxojmë tu themi atyre se “si do jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër”.
Ky është një akt i madh i guximshëm, pasi do të na duhet ta provojmë sot se cfarë do Shqipëria.
Dhe ne do tua provojmë. Do të jemi partia më e pastër në Shqipëri në përbërje të saj, duke mos lejuar në rradhët tona dhe në ekipet drejtuese të PD, njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Dhe duhet të biem dakord sot për këtë standart I cili do të përfshijë këto kategori.
Nuk do të lejojmë në stukturat drejtuese të PD njerëz që kanë lidhje me historinë e dhimbshme të shqiptarëve që ka qenë diktatura komuniste. Historia e genocidit komunist në Shqipëri, nuk do gjejë kurrë jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim dhe atë parti. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.

Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz të inkriminuar, në cfarëdo veprimtari kriminale gjatë këtyre tridhjetë viteve, që janë bërë objekt i dënimeve penale, për krime ndaj qënieve njerëzore, krime ekonomie, vepra penale apo përfshirje në organziata kriminale. Dhe këto jo vetëm për që do bëhen të zgjedhurit e popullit shqiptar por dhe të zgjedhurit brenda PD. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.

Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të SHqipërisë, devijime populiste dhe nacionizma të verbër që synojnë destabilizim të rajonit dhe krijojnë pasiguri për të ardhmen e Shqipërisë. PD duhet të jetë garancia e shqiptarve që do të jetojnë në një vend me sytë mendjen dhe trupin në Perëndim. Si do tëj jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY