Një person ka rënë nga lartësia në stadiumin Air Albania duke u plagosur rëndë. Ai është dërguar në spital, njofton policia e Tiranës.
Detajet
Me datë 18.12.2021, rreth orës 17:50, te stadiumi “Air Albania”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një lartësi e vogël, shtetasi H. M., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...