Basha: “PD e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës”

Basha: “PD e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës”

37
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha tha se PD është e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës. Përballemi me ata që prej dekadash besojnë se mbijetesa e tyre politike është më e rëndësishme se mirëqenia e qytetarëve, tha ai gjatë fjalës në kuvendin që e thirri vetë këtë të shtunë.

Pjesë nga fjala e Bashës:
I ashtuquajturi sovranizëm i kastës 30-vjecare, i mbështetur fuqishëm nga oligarkët dhe mediat e tyre, është kundër këtij roli të ndërkombëatrëve sepse ata duan të jenë rehat, të shijojnë siç kanë shijuar, të pasurohen me korrupsion sic janë pasuruar, të mbajnë në këmbë sundimin e tyre në kurriz të shqiptarëve që vetëm varfërohen.
Demokratët, ashtu si shumica dërmuese e popullti shqiptar, e duan dhe presin një rol edhe më aktiv të SHBA e partnerëve europianë kundër korrupsionit, që është plaga më e madhe sot për vendin.
Demokratët nuk janë e nuk mund të jenë të ndarë “sovranistët kundër SHBA ” në një anë dhe “proamerikanë kundër sovranistëve” në anën tjetër.
Të gjithë jemi sovranë e atdhetarë në një Shqipëri demokratike, euro-atlantike.
Partia Demokratike është e vendosur të përballet me këtë kastë që e do Shqipërinë të izoluar,
Partia Demokratike është e vendosur të përballet me ktë regjim që e do Shqipërinë pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Që shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton.

Por Partia Demokratike nuk mund ta pranojë këtë kurrë. Ne jemi vendosur të përballemi me ata që prej dekadash besojnë se mbijetesa e tyre personale është më e rëndësishme se mirëqenia e popullit tonë,
Partia Demokratike është e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës dhe prodhimit të saj të fundit politik, regjimit të edi ramës përmes masakrës zgjedhore.
Që ethshëm ka synuar të cënonte ekzistencën dhe qendrueshmërinë e Partisë Demokratike. Nuk ia kanë arritur, e nuk do ta arrijë kurrë, sigurisht falë shumicës së anëtarëve dhe delegatëve të partisë sonë të mrekullueshme, që janë sot në këtë sallë e jashtë saj.
Ne kemi pasur probleme të shumta, por krenohemi që jemi partia e Dhjetorit ’90, që i ka i mbijetuar 31 viteve lufte të ashpra kundër saj, nga e majta komuniste apo nga kollona brenda nesh, deri te tentativat e të korruptuarve apo krimit të organizuar për të na dobësuar, për të na demoralizuar apo për të çfunksionalizuar Partinë Demokratike.

Shumë po spekullohet këto kohë me sovranizmin, duke riciklikuar koncepte enveriste dhe populiste, të cilat shqiptarët i kanë vuajtur në kurriz si asnjë popull tjetër, dhe e dinë mirë që për ne sovranizëm përkthete në vetmi, izolim dhe varfëri.

Natyrisht, kohët kanë ndryshuar, sovranizmi i këtyre zotërinjve nuk mund të jetë ai që ishte në Shqipërinë e mbyllur. Por pika ku takohen këta me të shkuarën komuniste është një: Përdorimi i sovranizmit për pushtetin e tyre personal, duke u dhënë partnerëve mesazhin “na lini në punën tonë” dhe duke shpresuar se kështu mund të manipulojnë me ndjenjat atdhetare të shqiptarëve që Shqipërinë e kanë mbi gjithçka.
Por demokratët dhe shqiptarët e dinë mirë se Shqipëria dhe Kosova janë të pavarura dhe sovrane etëm brenda familjes euroatlantike. Është fati ynë si Shqipëri të jemi pjesë e kësaj Aleance. Urojmë e shpresojmë të jetë sa më shpejt fati i Kosovës gjithashtu.
Sovranizmi që po predikohet këto kohë, është në fakt mburoja për zullumet e atyre, që kanë për qëllim të zhvleresojnë shpalljet non grata, politikën amerikane, që tani është politika e gjithë vendeve të NATO-s kundër korrupsionit, minimit të demokracisë dhe pandëshkueshmërisë.
A ka shqiptar që nuk e kupton këtë?
A ka shqiptar që do të donte të jetonte në regjimin e pandëshkueshmërisë “sovraniste” të kastes 30-vjeçare në pushtet?
A ka shqiptar që nuk e di se sovranizmi ynë është real dhe jetëdhënës sepse eshtë euroatlantik? a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY