Policia ndërhyn në referendum, mbyll qendrën e votimit në Cakran të Fierit

Policia ndërhyn në referendum, mbyll qendrën e votimit në Cakran të Fierit

140
0
Shares

Policia e Fierit ka nxjerrë me dhunë komisionerët e PD-së dhe materialet e votimit nga ambientet e njësisë vendore në fshatin Cakran.

Kreu i PD së Fierit Kuan Baçi tha se kjo është bërë me urdhër të kreut të bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

“Sapo më njoftojnë për një incident në Cakran të Fierit. Policia bashkiake e Fierit ka vajtur të ndalojë procesin e votimit në ambientet e njësisë vendore ku kishim marrë leje. Komisionerët dhe materialet e votimit janë nxjerrë me dhunë nga policia bashkiake e Armando Subashit. Është turp që “Subashët” merren me këto punë! Ne i sigurojmë demokratët që votimi do të vazhdojë pasi ne për pak minuta do të gjejmë një ambient diku afër për të vijuar procesin e votimit. Procesi i referendumit filloi normalisht por tani e kanë ndërprerë dhe kanë nxjerrë jashtë gjithë komisionerët dhe materialet e votimit. Me shumë mundësi Subashi ka negociuar me Gaz Bardhin ose Lulzim Bashën pasi nuk kishte si të ndodhte ndryshe për të ndërprerë procesin e votimit”, tha Luan Baçi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY