Kreu i FRPD dhe deputet i PD, Belind Këlliçi ka publikuar sot dy kartat e anëtarësisë së PD të prindërve.
Ato janë lëshuar me 5 janar 1991, tre javë pasi PD ishte themeluar.
Postimi i Këlliçit:
Këto janë kartat e anëtarësisë së prindërve të mi Zamir dhe Suzana Këlliçi, që datojnë më 5 Janar 1991.
I vogël kisha kureshtje të madhe për t’i parë në sirtarin e parë të komosë, aty ku qëndronin krah letërnjoftimeve të kohës.
Nesër prindërit e mi dhe unë do t’i drejtohemi qendrës së votimit, për t’i dhënë një mundësi Partisë Demokratike të ringrihet në majë dhe të rikthehet tek fitorja.
Prandaj çdo anëtar i forcës sonë politike, nga viti 1991 e deri më sot, të shkojë të votojë, sepse ndryshimi do të vijë vetëm nga anëtarësia, nga sovrani, nga demokratët dhe nga askush tjetër!
Me karta të vjetra apo të reja, ju jeni anëtarë të PD dhe gëzoni të drejtën e votës.
I bëj thirrje gjithashtu, demokratëve të Kombinatit, Pezës, Ndroqit, Unazës së Re, Vaqarrit, Kasharit dhe Mëzezit, të dalin masivisht të votojnë për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur!
Nga ora 08:00-17:00 qendrat e votimit në degët e PD presin verdiktin tuaj.
Rroftë Partia Demokrate dhe anëtarësia e saj sovrane!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/