Kryesia e Partisë Demokratike e mbledhur sonte, me sa duket për të marrë një vendim për Berishën, vendosi krijimin e Aleancës Qytetare Për Demokracinë si organizatë partnere e PD.
Kuvendi i nesërm i thirrur nga kryetari Lulzim Basha do të miratojë ndryshimet në statut dhe vendimet që do të merren.
Kryedia e PD-së vendosi që t’i propozohet Kuvendit Kombëtar shkarkimi i demokratëve nga strukturat qendrore të partisë nëse janë të shpallur “non-grata” ose janë prekur nga ligji i dekriminalizimit.
Për PD e selisë Berisha është anëtar i Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të PD-së.
Ndërsa nesër të gjitha degët e PD-së do të mbahet referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/