EMRAT/ 5 kandidatë nga Gjykata e Lartë për 1 vend në Gjykatën...

EMRAT/ 5 kandidatë nga Gjykata e Lartë për 1 vend në Gjykatën Kushtetuese

65
0
Shares

5 kandidatë kanë aplikuar për një vend në Gjykatën Kushtetuese që i përket gjykatës së Lartë.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 1 vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9 vjeçar) që duhet plotësuar nga Gjykata e Lartë.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkuruar në këtë vend vakant, këta kandidatë:

1. Brunilda Kadi

2. Ilir Toska

3. Holta Zaçaj

4. Manjola Xhaxho

5. Tartar Bazaj

Lista e kandidatëve, si edhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre, i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si organi kompetent për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY