Kyçja e selive të PD në rrethe, Mandia denoncon urdhërin e Bashës:...

Kyçja e selive të PD në rrethe, Mandia denoncon urdhërin e Bashës: Minim i demokracisë!

80
0
Shares

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandia ka folur për Referendumin e 18 dhjetorit dhe dosjen e Becchetti-t, sonte në edicionin e lajmeve në syri tv me gazetaren Juli Krisafi.

Mandia e quajti minim i demokracisë brenda Partisë Demokratike kyçjen e selive të PD-së nëpër degë të ndryshme të Shqipërisë dhe siguroi se të gjithë do të votojnë, dhe do të ratifikojnë vendimin e marrë në Kuvendin Kombëtar, transmeton syri.

Mandia: Kyçja e selive të PD-së është padyshim minim i demokracisë brenda Partisë Demokratike, e pastër një sjellje komuniste totalitare dhe kjo ka qënë dhe arsyeja që unë jamë bërë pjesë e çlirimit të një force të djathë politike nga metodat komuniste dhe cënimi i demokracisë së saj. Të vendosësh drynët për anëtaerësinë, delegatët, simpatizantë, kolegët që kanë ndarë beteja kundër regjimit të Ramës. Është shumë e tepër edhe gjuha e përdorur kundër anëtarësisë dhe delegatëve thjesht se kanë një mendim ndryshe nga kryetari dhe ata që e mbështesin atë.

Ku do zhvillohet referendumi?

Të gjithë do të votojnë, dhe do të ratifikojnë vendimin e marrë në Kuvendin Kombëtar, pasi të gjithë delegatët morën pjesë dhe u verifikuan pasi votuan me karta identiteti. Ky është një vullnet popull që vendos në kushtet e një situate e cila nuk është normale dhe duhej të evitohej nga Basha dhe të gjente gjuhën e kompromisit dhe të plotësonte kërkesat e 4200 delegatëve që janë pjesë e anëtarësisë dhe kanë dhënë kontribut me vite në PD.

Kryetari mund të kërkonte votëbesimin nga anëtarësia dhe të çlirohej por ai nuk e bëri dhe prandaj u morë kjo lëvizje që e kërkuan delegatët dhe do të jetë anëtarësia ajo që do mari pjesë në referendum.

Anëtarësia është e ftuar në japë verdiktin e saj në lidhje me vendimmarrjen e kuvendit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY