Deputeti i LSI-së Petrit Vasili deklaroi sonte në një intervistë në Radarin Informativ në “ABC” se operacioni për inceneratorët u dekonspirua.
U lejuan që të arratisen dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, tha Vasili.
“Drejtësia funksionon mbi urdhrin politik. Provat dhe denoncimet e pafundme ja kanë bërë thuajse të gatshme punën SPAK-ut, dosja ka ndenjur 10 muaj në zyrat e SPAK-ut. Në gjithë këtë tollovi në fund shikoni si degradon në personazhet kyç të dy pronarëve që kanë ikur nga Shqipëria. Operacioni është dekonspiruar. Stela Gugallja ka ardhur dhe ikur nga Shqipëria para pak ditësh” tha ai.
Kritikat për SPAK-un, LSI i ka të mëdha duke mos u mjaftuar vetëm me arrestimin e ish-ministrit të saj. “Veprimet e SPAK-ut lënë për të dëshiruar. Eficenca e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ishin më efikase sesa SPAK që pret 10 muaj për një dosje që flet vetë”.
Vasili i kujtoi SPAK-ut edhe një tjetër emër që sot është deputet në parlament dhe që sipas tij është i lidhur me dosjen e inceneratorëve. “Alqi Bllako i jep 10 mln lekë në muaj babait të tij nga projekti i plehrave. Ka nevojë për ndonjë hetim kjo?”.
Edi Rama foli për përgjegjësi personale për arrestimin e ish-ministrit Koka dhe jo të PS-së. “Unë nuk po flas për përgjegjësitë politike, ato i thotë Rama, këtu po flasim për përgjegjësi shtetërore, pasi koncesioni është firmosur nga Edi Rama dhe ministrat e tjerë” ishte përgjigja e Vasilit në abc news. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/