Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi sot se 668 mijë pensionistë do të përfitojnë shplrblom vjetor.
Ibrahimaj tha se fondi i alokuar për pensionistët dhe dy kategori të tjera ishte afro 40 milionë dollarë.
Ibrahimaj: Shpërblimet e fundvitit për të gjitha kategoritë e pensionistëve. Janë në total 668 mijë pensionistë të cilët përfitojnë nga paketa e miratuar ditën e sotme. Këto shpërblime arrijnë në një vlerë prej 3.5 miliardë lekësh për pensionistët.
Pra janë afërsisht 40 milionë dollar të cilat alokohen për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara. Kjo paketë ka qenë prej vitesh e miratuar, ky është tashmë një zë buxhetor që do të thotë se shpërblimi nuk është vetëm për këtë vit por do të jetë i përcaktuar në secilin buxhet.
Qeveria socialiste ka alokuar gjithmonë fonde të tilla sepse e konsiderojmë këtë si një kategori të veçantë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/