Jorida Tabaku: 7 ministri brenda pak orësh firmosën gjithcka, Rama e firmosi...

Jorida Tabaku: 7 ministri brenda pak orësh firmosën gjithcka, Rama e firmosi fill më pas. Rrjeta korruptive e inceneratorit, adresa në Hollandë fiktive. Nuk ka njeri dhe dera e mbyllur

91
0
Shares

DEKLARAT E NËNKRYETARES SË PD,  JORIDA TABAKU GJATË KONFERENCËS ME GAZETARËT:

Jorida Tabaku:  Dua të falënderoj të gjithë gazetarët që me guxim kanë vazhduar të reflektojnë këtë aferë, edhe kur shumë mikrofona na janë fikur. Edhe kur para një muaj PD depozitoi kërkesën për komision hetimor.
Fatkeqësisht mediat e bojkotuan.
Ashtu siç na kanë bojkotuar këto muaj masivisht.
Unë dua t’ju tregoj disa fakte që më shumë se çdo retorikë politike tregojnë qëndrueshmërinë e PD në denoncimin e kësaj afere.
Departamenti Antirkorrupsion në PD për herë të parë në 2015-ën ngriti flamurin e kuq dhe tha “po ngrihet një procedurë koncesioni nga asgjëja”.
Qazim Sejdini pi kafe me Klodian Zotonm dhe këto të gjitha i kemi provuar me shkresa dhe brenda ditës i dërgon shkresë Lefter Kokës dhe i thotë “Elbasani është në një situatë të jashtëzakonshme të mbetjeve, duhet të hapim një procedurë konceisoni për incenerimin”.
Po brenda ditës arrin shkresa. Lefter Koka e pret brenda ditës Klodian Zoton dhe po brenda ditës hap procedurën e koncesionit dhe brenda ditës merr ofertën e pa kërkuar nga Klodian Zoton.
Pse Qazim Sejdini nuk është arrestuar?
Ai e ka iniciuar këtë procedurë.
Z.Basha përmendi 17 procedura të cilat janë marrë për inceneratorin e Elbasanit që tregojnë se Lefter Koka nuk ka qenë vetëm.
16 dhjetor 2014, për ironi të fatit, të njëjtën javë, por 7 vite më parë mbahet gara për inceneraotrin e Elbasanit ku kompania e vetme shpallet fituese, koha e ankimimit që është 7 ditë, përfundoi po atë ditë.
Përcaktohet abuzivisiht se nuk ka asnjë ankesë. Megjithëse duhet të pritet 7 ditë.
Hartohet një draft -kontratë për kompaninë fituese po në 16 dhjetor.
Dërgohet draft kontrata për mendim ministrinë e Financave po me 16 dhjetor.
Dërgohet draft kontrata për mendim ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Sipërmarrjes po në datë 16 Dhjetor; njëkohësisht edhe në ministrinë e Infrastrukturës, ministrinë e Drejtësisë.
Dërgohet drafti për mendim tek Autoriteti i Prokurimit Publik por njëkohësisht edhe tek sekretari i i Përgjithshëm i Kryeministrisë, ka luajtur një rol kyç në përshpejtimin e gjithë procedurave po në të njëjtën datë.
Vjen përgjigja po në të njëjtën datë e gjithë këtyre institucioneve po në datën 16 Dhjetor, për një kontratë 60 faqe.
Vjen përgjigja nga ministria e z.Ahmetaj, e Infrastrukturës.
Merret konfirmimi nga kryeministri po në datë 16 Dhjetor.
Pse sot kryeministri nuk është arrestuar?
Vjen përgjigje pozitive edhe nga ministria e Drejtësisë. Hartohet kontratë përfundimtare.
Negociohet po në 16 Dhjetor.
Firmoset po në datë 16 Dhjetor.
Dhe me 17 dhjetor Rama e firmos dhe miraton në mbledhje qeverie si kontratë koncensionare për incenerimin.
Sa ministra përmenda sot këtu? Pse nuk janë përpara drejtësisë?
Zyrater të lartë të PS, zëvendëskryeministër dhe persona të përfshirë në këtë proces.
Procedurën për inceneratorin e Fierit e shpjegoi z.Alibeaj, nuk i shtoj asgjë.
Por krimi më i madh në fakt është për inceneratorin e Tiranës. Një jetë, një i ri sot nuk jeton më për inceneratorin e Tiranës.
Nuk e kam bërë kurrë, nuk e kam përmendur kurrë vdekjen për politikë. Por sot ne mund të flasim se ato miliona euro, 430 mln euro  kanë shkelur edhe mbi jetën e një njeriu.
Inceneratori i Tiranës që nisi me një kontratë prej 129 mln euro, me TVSH dhe me gjithë të gjitha kostot e tjera shtesë e çuan 179 mln euro.
KLSH thotë se është një kontratë që shkon deri në 400 mln euro. Sepse a e dini që për këtë kontratë rriskun nuk e mban koncensionari por e mban buxheti i shtetit?! Që pagesa rritet çdo dite edhe për inceneratorin e Tiranës.
Çdo ditë kemi rritje pagesash nga buxheti i shtetit dhe kjo është vetëm për ndërtimin.
Do ndalem më pas për operimin.
Përfaqësues të PD kanë shkuar tek inceneratori i Tiranës… në fakt ai është vetëm një landfill sepse nuk bëhet procesi i incenerimit.
Kanë shkuar atje për të treguar se çfarë po ndodh. Disa prej mediave tuaja e kanë transmetuar. Jemi sulmuar në mënyrë mafioze dhe kriminale me makina. Jemi censuruar dhe nuk ka dalë asgjë në media.
Menjëherë pas kësaj ne kemi bërë edhe padi. Ka qenë e njëjta periudhë. I referohemi vjeshtës së vitit të kaluar.
Dhe a e dini pse?
Sepse kontrata e koncensionartit të Tiranës nga 179 mln euro shkon rreth 400 mln euro, thotë KLSH. Se është kontrata me abuzive. Dhe të treja bashkë, në shembullin e tyre unik, janë kontrata me çelësa në dorë.
Që do të thotë se ne momentin që parë që janë firmosur, kontrata ka filluar pagesa.
Inceneraotri i Elbasanit ka filluar pagesa 22 mln. 26 mln kanë shkuar për inceneratorin e Fierit.
Ndërkohë që në total shkojnë në pothuajse 92 mln euro, 35 mln i ka inceneratori i Tiranës.
92 mln euro të paguara deri më sot për korrupsionin e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Damian Gjinkurit dhe tre kryetarëve të Bashkisë; Erion Veliaj, Armando Subashi dhe Qazim Sejdini.
Pa u arrestuar këta të 7 nuk ka drejtësi.
Për të kaluar tek puna e komisionit hetimor. Për të falënderuar të gjithë ata kolegë që kanë reflektuar.
Një heshtje e shurdhët nga institucionet. Por ajo që ka më shumë rëndësi nga koncensionari.
Çfarë indiciesh ka PD që donte ti konfirmonte.
Dhe unë dua këtu të përmend dy rrugë kryesore.
Ashtu siçc janë hapur kompani fiktive për inceneratorin e Elbasanit, ku përfitues ka qenë z.Lefter Koka.
Janë hapur kompani fiktive edhe për inceneratorin e Fierit dhe për inceneratorin e Tiranës. I kemi dërguar koncensionarit kërkesë për të na dërguar informaicon për të gjithë nënkontraktorit. Nuk e ka sjellë.
I kemi kërkuar sistemit bankar, në të drejtën tonë kushtetuese, që na jep ligji dhe Kushtetuta për targin e komisionit hetimor, që të na japë të dhëna bankare. Nuk na janë vendosur në vendosur në dispociion nga ana shumicës së bankave.
Përkundrazi, një sulm mediatik i paguar me para publike është ndërmarrë ndaj përfaqësuesve të PD.
Për të vërtetuar që nuk është Lefter Koka rasti i vetëm, janë hapur edhe kompani të tjera.
Deputeti i PS, Alqi Bllako që sot është në grupin parlamentar të PS, ish sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, ka marrë pagesa familja e tij, babai i tij si nënkontraktor. Të tre kompani të lidhura me njëra tjetrën. Megjithëse me emra të ndryshëm, i bashkon një zyrë, një adresë në Sky Tower që sot i janë i vënë çelesat. I janë vënë çelësat kur morën vesh që kjo aferë kriminale po shkonte drejt finalizimit.
Për inceneratorin e Tiranës kanë përfshirë edhe kompani të regjistruara në off shore. Deputetja e PD, znj. Flutura Açka, bashkë me disa gazetarë ka shkuar në adresën e kompanisë që regjistrohet në Holandë, si përfaqësuese e një kompanive që ka marrë inceneratorin e Tiranës. Dhe e dini që në zyrë atje nuk ka njeri. Është dhënë një adresë fallso. I kanë rënë derës. Kanë pritur me ditë me radhë. Aty nuk është askush.
Prandaj kur themi se afera e inceneratorëvëe është zbuluar vetëm në 1/10 e saj dhe që nuk është bërë drejtësi, I referohemi të gjitha këtyre fakteve që janë sot përpara SPAK.
Ndërkohë që kemi informacione të pafund. Komision hetimor ka mbledhur indicie pa fund që jemi në proces verifikimi që do t’ia vendosim në dispozicion edhe SPAK. Mendoj se do të na i vendosin edhe ata ne materialet që mund të kenë.
Për ne nuk ka absolutisht asnjë ambicie se kush e heton këtë korrupsion. Për ne ka vetëm një nevojë të shkojnë përpara drejtësisë ata që kanë përfituar padrejtësisht nga kjo aferë.
Së fundi, për tarifat e pastrimit.
Patë videot dhe pamjet që në momentin u inaugurua inceneratori i Elbasanit. Kur grupi parlamentar i PS u mblodh në inceneratorin e Elbasanit. Nuk arritëm dot të shfaqnim disa pamje të tjera, ku Edi Rama i ka dalë zot deri para një jave.
A e dini që tarifat e pastrimit në çdo qytet janë rritur?!
Në Tiranë janë rritur 30% dy vite më parë.
Ndërkohë që flasim Vlora i ka rritur 60% tarifat e pastrimit për bizneset.
70% po rriten në Durrës për qytetarët.
E njëjta gjë në Fier, me vendime të Këshillit Bashkiak.
Kjo është kosto e operimit për inceneratorët. Sepse koston e financimit dhe ngritjes si koncesion/ ndërkohë që ne do të vazhdojmë të paguajmë me tarifat e pastrimit të gjithë koston për çdo qyet që depoziton mbetjet. Tirana ka disa vite që e paguan. Qytetet e tjera, kur filluan të digjen plehrat në mënyrë kriminale në Shijak, Durrës, Fier. Në çdo qytet gjatë verës kemi parë pamje të jashtëzakonshme.
Pse ka ndodhur kjo?!
Kjo ka ndodhur sepse mafia e plehrave i ka detyruar të gjitha bashkitë dhe atë që i doli zot deri para një jave, që iu thoshte “do paguani  tarifat e pastrimit që ti çojmë tek inceneratorët.”
Dhe kjo është pagesa e dytë që shkon tek inceneratorët.
Përveç për ngritjen e koncesionit që vjen nga buxheti i shtetit, që nuk ndalet nga buxheti i shtetit. Tarifat që i shkojnë nga bashkitë çdo ditë.
Në momentin kur përfaqësues të PD kanë shkuar në landifillin e Sharrës kemi parë që nuk pranoheshin kamionët që vinin nga qytete. Kamionë që vinin nga Durrësi duke pritur atje në radhë sepse në mënyrë kriminale nuk i lejonin t’i depozitonin pa i bërë pagesat bashkitë.
Unë besoj që nëse ka pak guxim nga SPAK-u mund t’i shkohet deri në fund kësaj afere.
Jemi të kënaqur me Lefter Kokën?!
Nuk jemi të kënaqur.
Nuk duam që kjo histori të mbyllet me Lefter Kokën. Kjo nisi me Lefter Kokën. Duhet të përfundojë me Edi Ramën.
Dhe do të vazhdojmë deri në fund të bëjmë transparencën, deri kur kjo të mbyllet me Edi Ramën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY