Berisha, përgjigje për DASH: Interpretimi i kritikave si sulme nuk eshte e...

Berisha, përgjigje për DASH: Interpretimi i kritikave si sulme nuk eshte e drejte pasi eshte forme e paster bullizmi diplomatik

55
0
Shares

Ish kryeministri Berisha është përgjigjur sot per deklaraten e zedhenesit te Departamenitit te Shtetit ndaj kritikave te mia ne adrese te ambasadores se SHBA ne Tirane, Zonjes Yuri Kim.

Përgjigja e Berishës:

Duke shprehur konsideraten time te larte per Departamentin e Shtetit dhe zedhenesin Ned Price dua te theksoj sa vijon:

Se pari ne bindjen time kritikat nuk jane sulme, une kam kritikuar qendrime dhe deklarata te ambasadores se SHBA, te cilat nuk kane qene ne perputhje ne vleresimin tim me ligjet e vendit dhe Konventen e Vjenes. Une mendoj se interpretimi i kritikave si sulme nuk eshte e drejte pasi eshte forme e paster bullizmi diplomatik.

Se dyti, populli shqiptar e do shume popullin e madh mik amerikan dhe qeverine e tij. Ato kane bere me shume se kushdo tjeter per lirine dhe sovranitetin e Shqiperise dhe Kosoves.

Se treti, shqiptaret si komb i lire sovran anetar i NATOs duan ti zgjedhin vete ne perputhje me ligjet e vendit dhe voten e tyre perfaqesuesit e tyre qofte ne Parlament apo dhe drejtimin e partive. Ata nuk presin nga askush dhe aq me pak nga perfaqesues te vendit qe ka bere me shume per sovranitetin e tyre te ju diktojne se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet te futet dhe cili nuk mund te hyje ne parlament as dhe qe te angazhohen ne loje me kukulla ne fushata brenda partiake per te mbeshtetur nje kandidat tashme te braktisur per aferat e tij nga anetaresia.

Se katerti, shqiptaret kane vuajtur me shume se çdo komb tjeter nga diktatura staliniste e diktatorit Enver Hoxha, i cili nder te tjera i kercononte ata me shprehjen se bar do te hame por SHBA nuk do tju nenshtrohemi. Keshtu qe mendoj se perdorimi i kesaj shprehje te diktatorit Hoxha pikerisht nga perfaqesuesja e SHBA si kercenim per anetaret e Partise Demokratike qe 30 vite me pare permbysen diktaturen hoxhiste eshte ofendim kolektiv i palejueshem dhe kjo meriton nje ndjese publike.

Per njerezit e lire arroganca nuk eshte virtut.

Se pesti, shqiptaret jane te bindur se fuqia e SHBA qendron para se gjithash ne lirite qe ju garantojne kushtetuta dhe ligjet qytetareve te ketij vendi te madh dhe frymezohen nga ky shembull. Ata presin qe perfaqesuesi i SHBA te inkurajoje lirine e shprehjes, mendimit dhe mediave dhe jo kurrsesi tju kerkoje gazetareve te censurojne veprimtarine politike te deputeteve apo politikaneve vendas.

Se gjashti, SHBA i kane dhene Shqiperise nje ndihme tejet te çmuar ne luften kunder korrupsionit dhe ne historine 30 vjeçare te demokracise asnjeri nuk ka luftuar sipas dokumenteve te pakontestueshme sa Sali Berisha korrupsionin dhe krimin e organizuar ne Shqiperi.
Tete vite pas largimit te tij nga pushteti Shqiperia sot thirret si narkoshteti i pare dhe i vetem ne Europe. Ajo sipas raporteve te DASH konsiderohet tani si qender operacionale e organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut dhe Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme. Kurse sipas raporteve te Bankes Boterore vendi im renditej ne vitin 2020 i dyti ne bote per sa i perket ryshfetit.

Por pavaresisht nga te gjitha keto, ne nje rast unik ne histori Sekretari Blinken i dizinformuar nga lobim korruptiv i Edi Rames dhe protektorit te ketij te fundit multimilardierit George Soros
ka shpallur me 19 maj 2021 Sali Berishen person non grata per korrupsion domethenes.

Ky eshte nje rast unik ne historine e botes qe nje person shpallet nongrata 8 vite pasi ka dhene doreheqjen nga cdo funksion drejtues dhe duke mos patur kurre nje akuze te ngritur per korrupsion nga ndonje institucion vendas apo i huaj, kundra tij apo familjes se tij dhe tre jave pasi partia e tij humbi zgjedhjet.

Lidhur me kete çeshtje duke konsideruar kete vendim kryekeput te pabaza dhe mirefilltas si nje hakmarrje politike te armiqve te mi dhe demokracise shqiptare, Edi Rama e George Soros une kam ngritur padi ndaj Sekretarit Blnken ne Gjykaten e Parisit.

Prandaj ju ftoj per hir te transparences te paraqisni ne gjykate ku une kam ngritur padi per shpifje çdo fakt, prove apo dokument qe ju apo cilido individ apo institucion mbi toke disponon per te faktuar akuzen dhe vendimin tuaj absolutisht pa baza.

Se fundmi, ju siguroj i nderuar zoti Price se shqiptaret ne teresi dhe demokratet ne veçanti presin krenar dhe thellesisht mirenjohes 100 vjetorin e marredhenieve midis dy kombeve dhe dy vendeve tona. Ata mbeten te vendosur te japin kontributin e tyre edhe ne 100 vitet qe vijne. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY