Basha për inceneratorët: Taksat e vjedhura nga qytetarët i vjedhin ministrat në...

Basha për inceneratorët: Taksat e vjedhura nga qytetarët i vjedhin ministrat në grup

37
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se ka kërkuar Vetingun e politikanëve për t’ia bërë më të lehtë SPAK-ut punën e tij. Ai foli sot para gazetarëve për çështje të korrupsionit ndërsa komentoi gjerë çështjen e inceneratorët.

“Ditën e djeshme SPAK-u, ka arrestuar Lefter Kokën dhe disa bashkëpunëtorë në aferën e inceneratorëve, sikundër ka shpallur në kërkim edhe disa të tjerë. Sot dua t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë me 4 mesazhe të qarta, të cilat i kemi komunikuar gjatë këtyre kohëve, nisur nga aferat korruptive, por më e madhja e mafies së inceneratorëve. Mesazhi i parë është që për PD lufta kundër korrupsionit është jetike, vendimtare për Shqipërinë, për shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe mirëqenien e shqiptarëve. Problemi numër një është problemi i mirëqenies. Problemi numër një i keqqeverisjes është korrupsioni. Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur. Ja ku duket sot fare qartë se si taksat që kanë marrë nga qytetarët i kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin politikanët.

Një skemë e ndërtuar nga persona të krimit të organizuar në bashkëpunim me oligarkinë. Pasi kanë vjedhur ditën për diell paratë, me këto para kanë paguar edhe për të heshtur. Nuk na i kanë mbyllur dot gojën ne. U jemi drejtuar me thirrje dhe me hapa ligjorë SPAK. Njësoj si është i rëndësishëm dekriminalizmi, njësoj është e rëndësishme lufta kundër korrupsionit. Pa rezultate konkrete asgjë nuk mund të ndryshojë. Ndaj për PD-në dhe për mua si kryetar i saj, misioni nr. 1 është lufta kundër korrupsionit dhe krimit. Kur SHBA-të e shpallin luftën kundër korrupsionit mision kombëtar, me demokracinë e tyre të zhvilluar shpallin e korrupsioni cenon interesat kombëtare, po ne këtu? Ku një grusht njerëzish kanë grabitur dhe gllabëruar çdo gjë. Ministra të qeverisë pastrojnë para dhe grabisin prona publike. Vetingu i politikanëve është vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe krimit. Pse e kemi kërkuar vetingun e politikanëve? Për t’ia bërë më të lehtë SPAK-un të bëjë punën e tij. Sepse politikanët që kanë vjedhur, përmes vetingut dalin haptas si hajdutë dhe përvetësues të fondeve publike”, tha Basha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY