Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ëshzë vënë në siklet sot kur është pyetur nga gazetarët në lidhje me inceneratorët dhe arrestimin e Lefter Kokës.
Ahmetaj tha shpejt se përgjegjësia para ligjit është individuale. Vendimet e qeverisë për çështjen që Koka është nën hetim janë marrë në të njëjtën ditë nga disa prej ministrive, përfshirë dhe atë që drejtohej nga Arben Ahmetaj në vitin 2017.
“Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është as politike dhe as kolektive”, tha Ahmetaj dhe iu largua gazetarëve me nxitim nga foltorja.
Ndërkohë që u kthye sërish pas pyetjes së gazetarëve se çfarë do të ndodhë me inceneratorin e Elbasanit, i cili duhej ti kalonte shtetit brenda pak ditëve, ku tha:
“Ka një procedurë të përcaktuar ligjore për atë që përmendët ju”, është shprehur Ahnetaj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/