Ledina Mandija i kthehet Bashës: Mos akuzo pa fakte, po më përmende...

Ledina Mandija i kthehet Bashës: Mos akuzo pa fakte, po më përmende emrin do të akuzoj për shpifje

208
0
Shares

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Ledina Mandia ka qenë e ftuar sot në emisionin “Pushteti” në Fax News përballë moderatores Juela Meçani për të folur për situatën në PD.

Ish zv./Kryeministrja teknike në vitin 2017, Ledina Mandia i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, i cili tha se mbështetës të Berishës në kuvendin e 11 dhjetorit janë ish-Ministra dhe ish-drejtorë të korruptuar, transmeton faxweb.al.

Mandia duke i rikujtuar Lulzim Bashës se ka qenë avokate e shtetit në kohën e qeverisjes Berisha, i tha Bashës që të nxjerrë provat dhe të dërgojë në SPAK ata për të cilët e ka fjalën ose përndryshe ajo do jetë e para që do padisë për shpifje Bashën nëse i përmend emrin.

Komenti i Ledina Mandias:

Duhej të gjendej frymë bashkëpunimi mes dy palëve. Unë jam për fjalën e lirë. Duhet të respektohet mendimi i gjithkujt, përfshirë këtu 4200 delegatët që kërkojnë një mbledhje urgjente të Kuvendit Kombëtar. Nuk bëhet fjalë për një individ që është z.Berisha, por të një force politike. Shoh që anashkalimi i anëtarësisë, i bazës por dhe manipulimi, çon në krijimin e strukturave që nuk janë të pëlqyera nga baza. Duhej një gjuhë kompromisi. Me patjetër, për të mbajtur të bashkuar partinë të merrej parasysh vullneti i delegatëve. Në rastin konkret nuk mund të qëndrojmë strikt. Unë nuk votova sepse prisja bashkëpunimin. U mblodh kuvendi. Ishin 5000 veta në sallë, dhe kushdo ishte i lirë të thoshte fjalën e tij. U bënë ndryshime statutore. Vullneti i atij kuvendi ishte që Komisioni më tej të vendoset në shtëpinë e PD-së që është selia.

Takimi është kërkuar nga ana e z.Basha. Në këto kushte mendoj që diplomacia ndërkombëtare gjithmonë është e prir të gjejë dialogun. Vijon puna për zbatimin e punëve të Kuvendin e 11 dhjetorit. Shuhë një gjuhë të papërshtatshme nga ana e z.Basha. Të thuash për kuvendin që është Arena e Hajnisë, dhe të thuash për kolegët që janë të gjithë ministra dhe drejtorë të korruptuar, atëherë duhet të bëjë prezente faktet dhe t’i dërgojë në SPAK kush janë ata persona që kanë kryer vepra penale në kohën e zotit Berisha. Unë jam e para që do të bëj një padi ndaj personave që marrin në gojë emrin tim. Kemi punuar me përkushtim në kohën e zotit Berisha. Kam qenë avokate e shtetit. Di çdo gjë në lidhje me çdo ministër dhe çdo drejtor, ashtu sikur kam qenë në qeverinë teknike të vitit 2017 dhe kam parë dhe sjelljen e të gjithë ministrave teknike, përfshirë zotin Bardhi, që duket se i ka shumë qejf shkarkimet. faxweb.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY