Këshilli Evropian miratoi sot konkluzionet për vendet kandidate dhe potenciale kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian duke dhënë sinjale të forta optimiste për Shqipërinë.
Këshilli pret me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt që e mundur, pas miratimit të kuadrit negociator nga Këshilli.
“Këshilli përshëndet vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformave të BE-së, e cila i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në në mars 2020. Këshilli pret që të mbajë sa më shpejt konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator nga Këshilli”, thuhet ndër të tjera në konkluzionet për Shqipërinë.
Këshilli po ashtu vëren se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ishin përgjithësisht të organizuara mirë dhe kujton se këto zgjedhje u mbajtën në bazë të kuadrit të ri zgjedhor pas një reforme të gjerë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Keshilli Evropian inkurajon zbatimin e mëtejshëm të rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR.
Dialogu politik:
Këshilli nënvizon se “dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet vendimtar dhe në këtë kontekst”, ndërsa mirëpret rikthimin e opozitës në parlament. Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht duke zbatuar reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe duke forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lufta kundër korrupsionit:
Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht në zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme. MIrëpresim gjithashtudhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Strukturat e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë treguar tashmë rezultatet e para pozitive. Përpjekjet për krijimin e një historie solide duhet të vazhdojnë, duke përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe vendimet përfundimtare, dhe përmes zbatimit të mëtejshëm të planit të veprimit për të adresuar Rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar.
Këshilli mirëpret përparimin e procesit të vetingut. Ajo ka qenë e qëndrueshme dhe ka prodhuar rezultate të prekshme, dhe inkurajon autoritetet shqiptare që të vazhdojnë të gjitha përpjekjet për të lejuar që procesi të finalizohet me sukses.
Gjykata e Lartë:
Këshilli mirëpret që Gjykata e Lartë ka rifilluar funksionimin pasi ka rifituar një kuorum të mjaftueshëm për të ecur përpara në gjykimin e çështjeve, ndërkohë që emërimet e mëtejshme duhet të vazhdojnë për të plotësuar të gjitha vendet vakante të mbetura. Këshilli gjithashtu mirëpret që Gjykata Kushtetuese rifitoi funksionalitetin e plotë përmes emërimeve shtesë.
Ndërkaq sinjale pozitive po vijnë nga Bullgaria në raport me bllokimin e Maqedonisë, me zgjedhjen e kryeministrit të ri, Kiril Petkov.
Në një intervistë për “Financial Times”,ai thotë se Sofja do t’i japë fund pengimit të Maqedonisë së Veriut në integrimin europian.
Ai u shpreh se me marrjen e detyrës së re nga qeveria e tij, do të propozohet një proces i ri ndaj Maqedonisë së Veriut, që sipas tij do të jetë më e shpejtë.
“Ne jemi në anën e duhur të politikave të NATO-s dhe BE-së, 100 për qind. Ne do të propozojmë një proces të ri [për Maqedoninë e Veriut], shumë të shpejtë, me një afat kohor të kufizuar, vetëm gjashtë muaj” tha ai. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/