Komisioni i Rithemelimit apel degëve: Refuzoni shkarkimet që vijnë nga selia

Komisioni i Rithemelimit apel degëve: Refuzoni shkarkimet që vijnë nga selia

86
0
Shares

Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar sot nga degët e PD të mos njohin asnjë vendim të selisë së shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

”Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e drejtuesve në disa degë të PD!
Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë strukturave drejtuese të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.
Kultura e perjashtimit ka marrë fund!
Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!”, thuhet në njoftimin e komisionit nga zëdhënësja e foltores Floriana Garo.

Selia ka nisur sot shkarkime të tjera në të gjitha degët e vendit ndërkohë që urdhrat e saj janë refuzuar.

Reagimi nga Devolli:

Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” tim si kryetar dege të PD Devoll
Ne emer te demokrateve te deges Devoll ju bej me dije se i injoroj njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe do te vazhdojme intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.
Kultura e perjashtimit ka marrë fund!
Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!

Reagimi nga Tirana:

“Te nderuar antare te PD Dega 9 ,

Nuk njoh dhe nuk pranoj dorzimin e detyres te asnje qe eshte i shkarkuar nga Kuvendi Kombetare.Njoh si autoritet te vetem Komisionin e Rithemelimit te PD.
Jemi ne kulmin e punes per organizimin e referendumit dhe nuk do te tradhetojme vullnetin dhe misionin qe na ka ngarkuar organi me i larte i PD, Kuvendi i saj Kombetar.
Nga Eda Grimci Sekretare e Deges 9 Tirane”, deklaron sekretarja e degës së PD 9 në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY