Zoto dhe Gugallja u shpallën në kërkim, por ku ndodhen. SPAK nuk...

Zoto dhe Gugallja u shpallën në kërkim, por ku ndodhen. SPAK nuk u ka sekuestruar pasuritë dhe bllokuar llogaritë

99
0
Shares

Pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë shpallur në kërkim por vendndodhja e tyre ende nuk është gjetur nga policia.

Sistemi “TIMS” i nxjerr të dy në Shqipëri, Zoton dhe bashkëpunëtoren e tij, transmeton abcnews.

Klodian Zoto në fillim të muajit dhjetor është rikthyer në Shqipëri dhe nuk ka dalë më.  Por nuk përjashtohet mundësia që të dy, Zoto dhe Gugallja të jenë larguar nga vendi duke mos u regjistruar në doganë, por fshehurazi.

Por gazetari investigativ Besar Likmeta thotë se kompanitë e Zotos dhe Gogalljes nuk janë sekuestruar.

Kompanitë e lidhura me zotin Zoto apo Gugallja që nuk janë sekuestruar dhe në këtë moment që po flasim, paratë mund të transferohen dhe të zhduken, pasi dy personat janë në arrati. Kompanitë e konsulencës së lidhur me Zoton dhe Gugalljan nuk janë sekuestruar. Ndërkohë që mund të ndërmarrin hapa për të zhdukur paratë”.

Likmeta thotë se hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te inceneratori i Elbasanit. “Po flasim për pak mln euro dhe një kontratë që vlen 22 mln euro, por kontrata e Tiranës 430 milionë euro plus 130 mln euro për trajtimin e mbetjeve të Durrësit është sigurisht “elefanti” i madh në dhomë që SPAK nuk mund të bëjë një sy qorr dhe një vesh shurdh”.

Sipas tij të gjitha kontratat e inceneratorëve duhet të zhbëhen. “Si do të menaxhohen këto nga persona që janë në kërkim dhe kanë bërë korrupsion? Nuk mund të pranojmë që paratë të ikin në drejtim të paditur dhe të menaxhohen nga njerëz që janë të akuzuar për korrupsion” deklaroi ai.

Favorizimi i inceneratorëve nga qeveria ka vijuar edhe këto ditë që u miratua buzheti 2022y

Presidenti Ilir Meta ende nuk ka bërë një reagim për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, por përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me buxhetin e 2022, shkruan se ka rritje të kostos për inceneratorët.

Buxheti 2022” është antisocial. Ulje të fondit të ndihmës ekonomike për 64,710 familje, me të ardhura për person 0.7 USD/ditë. Rritje të kostos buxhetore për inceneratorëve, nga 2 miliardë lekë në 2.3 miliardë lekë”, shkruan Meta. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY