Deputetët e PD, padi penale nga Mirel Mërtiri. Këlliçi e Zhupa: Kthehu...

Deputetët e PD, padi penale nga Mirel Mërtiri. Këlliçi e Zhupa: Kthehu Mirel, të presim në seancë!

324
0
Shares

Burime ende të pakonfirmuara flasin se është shpallur në kërkim Mirel Mërtiri i lidhur me biznesin e inceneratorëve.

Ky fakt ka sjellë reagimin e dy deputetëve të PD të cilët ishin paditur më herët nga Mërtiri.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se pas inceneratorëve qëndron një grup i strukturuar kriminal me lidhje okulte me kupolën e qeverisë.

“Pas inceneratorëve qëndron një grup istrukturuar me lidhje okulte me kupolën e shtetit. Mbetjet e para filluan të digjen, por pa arrestuar “kokën” e madhe nuk ka drejtësi.

Mirel Mërtiri lëshoi dy padi ndaj meje në SPAK, me synimin të më mbyllte gojën. Sot është shpallur në kërkim. Kthehu vetë Mirel”, shkruan Këlliçi.

Edhe deputetja Ina Zhupa ka reaguar pas këtij për shkak se ka një seancë gjyqësore me të këtë javë. Edhe ajo i thotë Mertirit të vijë në gjykatë.

“Mirel Mertiri beri gjithcka qe ti mbyllte gojen opozites, duke na bere padi civile e penale me te vetmin qellim qe ne te hiqnim dore nga interesi publik.

Une jam gati per gjyqin qe kam me te, te premten, ne oren 14:00, por mesa shoh ka shume mundesi qe ne seance mos jete Mirel Mertiri!!!

Mirel Mertiri mund te fshihet per pak, ashtu si Rama fshihet pas kokes se tij dhe bashkepunetoreve te tjere ne krim, por e kane te kote!

Era e parave te qelbura qe kane lene mbrapa, i ka tradhetuar dhe nuk kane shpetim!“, shkruan Zhupa. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY