Gjykata e Posaçme la sërish në qeli Thoma Gëlllçin, ish-drejtorin e RTSH-së.
SPAK kërkoi një ditë më parë informacione për tendera të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit, por pa dhënë detaje nëse janë zbuluar fakte penale, raporton top channel.
Avokati Dorjan Matlija tha se zgjerimi i hetimeve është tregues kryesor që hetimi për tenderin e parë ka dështuar.
Gëllçi bashkë me vartësit e tij, kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak se nuk paraqet rrezikshmëri. Gjithashtu të njëjtën kërkesë paraqitën edhe tre të arrestuarit e tjerë të vënë nën akuzë.
Avokati i tij më herët ka pretenduar se ky është një sulm, pasi klienti i tij ka kërkuar hapjen e garës dhe do të rikandidonte për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.
Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH.
Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.
Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/