Vrasja e të riut Jurgen Duka në Tiranë, detajet si nisi sherri...

Vrasja e të riut Jurgen Duka në Tiranë, detajet si nisi sherri në marketin me pije alkolike

174
0
Shares

Një i ri 29 vjeçar është vrarë në mesnatë me armë zjarri në Tiranë. Viktima është Jurgen Duka i cili u qëllua me armë dhe pas vdiq nga plagët.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Irfan Tomini, ku pas një sherri të çastit mes dy personave, dyshohet në gjendje të dehur, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Jurgenit.

29 vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit, ku dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka siguruar dëshminë e mikut të Jurgen Dukës i cili ka rrëfyer momentin e sherrit në një market ku janë përplasur me një të panjohur, pretendon O.D.

Jurgen Duka (Mezini), dyshohet në gjendje të dehur, ka filluar një konflikt me të panjohurin i cili ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 29-vjeçarin.

Kamerat e sigurisë kanë mundur që të fiksojnë momentin e vrasjes, ndërkohë që autori është larguar me një makinë benz.

Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë për këtë vepër e ka dënuar me 8 muaj burg;

Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg.

Gjithashtu ky shtetas, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”./

Detajet e policisë:
Rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje.

Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY