Britania e alarmuar për Bosnjën, ministrja e Jashtme pret 6 homologët nga...

Britania e alarmuar për Bosnjën, ministrja e Jashtme pret 6 homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor

48
0
Shares

Ministrja e Jashtme britanike përforcon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor gjatë bisedimeve në Londër, raporton në një njoftim për media ambasada britanike në Tiranë

Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss priti sot Ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

 

Mbretëria e Bashkuar ka organizuar Samitin e Ballkanit Perëndimor në vitin 2018, ku liderët e gjashtë vendeve u angazhuan për një seri Deklaratash të Përbashkëta mbi Bashkëpunimin Rajonal dhe Marrëdhëniet e Fqinjësisë, Krimet e Luftës dhe Anti-Korrupsion.

Bisedimet vijnë ndërsa tensionet në rajon janë rritur. Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar ka paralajmëruar se Bosnja dhe Hercegovina aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial në periudhën e pasluftës dhe se ka një perspektivë reale për ndarje dhe konflikt të mëtejshëm. Së bashku me partnerët ndërkombëtarë, Mbretëria e Bashkuar po punon për të trajtuar çdo kërcënim ndaj stabilitetit pas 26 vitesh përparim të fituar me vështirësi në Bosnje dhe Hercegovinë.

Situata aktuale në Ballkanin Perëndimor u diskutua edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm të G7, i cili u zhvillua gjatë fundjavës në Liverpool.

Ministrja e Jashtme Liz Truss tha:

“Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor si dhe mbrojtjes dhe promovimit të lirisë dhe demokracisë në rajon.

“Ndërsa bëjmë bashkë ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Rajonit në Londër, si dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, tensionet janë të larta dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për të mbrojtur paqen e fituar me vështirësi.

“Fuqizimi I lidhjeve ekonomike me rajonin është një mënyrë jetike për të krijuar vende pune dhe mirëqënie, për të siguruar stabilitet dhe për të mbështetur lirinë.”

Mbretëria e Bashkuar mbështet aspiratat e Ballkanit Perëndimor për integrimin euroatlantik. Pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbeten qendrore për arritjen e këtij qëllimi dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Bisedimet synojnë gjithashtu të riafirmojnë angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Procesit të Berlinit dhe të inkurajojnë rolin e shoqërisë civile për të nxitur paqen dhe stabilitetin në rajon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY