Këshilltari i grupit parlamentar të PD, Agron Kuliçaj mohoi të ketë kërcënuar deputetët ndërsa fton të gjithë deputetët që të bëjnë publike komunikimet.
“Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj çdo deputet të bëjë publike komunikimet. Mbas 8 vitesh në opozitë Basha ka humbur besimin e demokratëve. Përdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e as nuk e shpëton politikisht”, thuhet në reagimin e Kuliçajt.
Basha u shpreh sot se demokratët janë kërcënuar për të mos marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të thirrur prej tyre, duke përmendur emrin e Agron Kuliçajt.
“Ku e ka frikën ky që të mos mblidhet Kuvendi Kombëtar. Nëse ky mendon se ka shumicën, pse nuk na lë të dalim zbuluar. Pse marrin në telefon, ish-badigardët e tij.Që për fat të keq I kam pasur për tepër gjatë, përkundër këshillave të bashkëpunëtorëve, edhe në funksion të PD-së, njerëz që sot Tirana i tregon me gisht si bashkëpunëtor oligarkësh. Ku e gjejnë guximin këto, Agron Kuliçi të marrë në telefon demokratët që të bëjë presion mos merrni pjesë në Këshilli Kombëtar”, tha Basha ne nje konference per gazetaret.
Agron Kuliçaj ka qënë nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë ndërsa më herët në grupin e shoqërimit të Berishës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/