Kreu në detyrë i PD, Lulzim Basha mbajti sot një konferencë shtypi ju sulmoi Sali Berishën dhe mbështetësit e tij vetëm pak minuta pasi Berisha la selinë e PD.
Basha theksoi se nuk ka ndërmend të largohet dhe përgjigje do të jepet me 18 dhjetor në kuvendin e ligjshëm sipas tij të PD. Kreu në detyrë tha se nuk dëshiron ta mbrojë më Berishën ndërsa tha se dualizmi do të marrë fund dhe se Berisha nuk mund ta trajtojë më si fëmi.
“Nuk prodhoi asgjë dje, sot mori një akt që kujtoi skenat e harruara nga pjesa më e hidhur e politikës së tij, nga një vit I mbrapshtë. Asnjë demokrat, as anëtarët e këshillit kombëtar të cilët dje refuzuan thirrjet për bojkot ishin të pranishëm votuan dhe vendosën. Me 18 dhjetor asnjë demokrat nuk do ti nënshtrohet asnjë presioni dhe do jetë një process politik shprese e vërtetësie, që ka në themel interesat e shqiptarëve. Është I destinuar të përfundojë me, regjimi do të mposhtet, me një parti në krah të shqiptarëve dhe SHBA. Është shprehur qartë dhe ditë më parë mbështetja për të carë perden e dëshpërimit për të mposhtur
Nuk ka cfarë u ofron më shumë shqiptarëve, në vend se të merremi me përmbytjet dhe ata që nuk kan ngrohje në shtëpi apo 50% të shqiptare që nuk shtrojnë dot një vakt apo që nuk paguajnë dot faturat, duhet të merremi me tollovinë e Berishës dhe këtë në nivel personal nuk ja fal kurrë, si një shqiptar, demokrat dhe baba I dy fëmijëve. Është tub oksigjeni I edi ramës dhe pengëse serioze për opozitarizmin”, tha Basha.
Në vijim Basha deklaroi se Agron Kuliçaj, ish-truproja e Sali Berishës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka marrë në telefon demokratët dhe u ka bërë presion. Në fakt Agron Kuliçaj është këshilltar i grupit parlamentar të PD.
“Ky thotë janë shumica, po pse nuk na lënë ne të dalim zbuluar. Pse marrin në telefon ish-bodigardët e ti, që për fat të keq i kam patur tepër gjatë përkundër këshillave të bashkëpunëtorëve, dhe në funksione në grupin parlamentar të PD-së, njerëz që sot i tregon me gisht Tirana si bashkëpunëtorë me oligarkët, ish drejtues të policisë që marrin peng deputetët e PD-së për të mos shkuar në mbledhje e këshillit Kombëtar. Ku e gjen guximin Agron Kuliçaj? Dhe të tjerë horra dhe banditë. Ku e gjen guximin Suel Çela të thërrase delegatët dhe t’i thotë firmosni. Na ka bërë një nderë Berisha se i ka marrë me vete këto horra dhe i ka pastruar. Çfarë frike kishte dje që merrte në telefon dhe kërcënonte anëtarët e Këshillit? Kur u bë arena e hajnisë Arena e lirisë? Unë e kam denoncuar“, tha Basha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/