Sali Berisha është rikthyer sot në selinë e PD bashkë me komisionin e Rithemelimit të PD.
Berisha tha se komisioni do të zhvillojë mbledhje në ambientet e PD ndërkohë që Lulzim Basha po zhvillon një tjetër mbledhje përballë zyrës ku është futur Grupi i Rithemelimit.
Berisha tha se Basha ka kohë të reflektojë deri në 18 dhjetor kur është edhe votimi në bazë i vendimit të Kuvendit Kombëtar të PD për shkarkimin e kreut të PD.
“De facto komisioni ka aspektet e vet burokratike dhe politike, do t’i kombinojë të dy komisionet.
Ne vijmë këtu për të bërë një mbledhje dhe deputeti Basha deri në datën 18 duhet të mendojë dhe reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës, ku kuvendi i anëtarëve triumfoi në mënyrë mahnitëse.
Sot futem si njëri nga anëtarët e këtij komisioni që funksionon me kolegjialitet, i barabartë sipas të barabartëve.
Ajo është firma e turpit, një firmë tjetër turpi e deputetit Basha, i cili padit në prokurorinë e tij dhe Edi Ramës, kolegët e tij.
Nuk ka akt më të padenjë’, tha gjatë fjalës së tij lideri i demokratëve, Sali Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/