Forca të shumta policie kanë rrethuar selinë e PD që në orët e mesditës ndërkohë që janë shtuar pas errësimlt.
Policia është shprehur se ndodhet atje për mbarëvajtjen e zhvillimeve dhe për këtë janë angazhuar dhjetra efektivë të policisë dhe agjentë civilë.
Rreth orës 15:00, ata u vendosën pranë selisë së Partisë Demokratike me furgonë dhe do të qëndrojnë për orët e pasdites.
E angazhuar është dhe policia rrugore për menaxhimin e fluksit të makinave pranë stadiumit ku po zhvillohet kuvendi.
Por nga Kuvendi i PD kjo është konsideruar provokim dhe është kërkuar largimi i tyre.
Drejtuesi i Kuvensit Belind Këlliçi i kërkoi kryeministrit Rama të largojë policinë nga selia. “Prania e policisë tek selia është provokim. Mjaftojnë dy rojet e PD, Fatja dhe Iliri që të ruajnë PD. Prandaj të largohet policia”, tha Këlliçi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/