Lideri i PD, Sali Berisha tha sot se kreu i PD, Lulzim Basha e pergjumi PD duke nos e forcuar partine por duke e gjunjezuar ate.
Ne vijim ai tha se ky eshte kuvendi i kultit te anetarit te partise.
Pjese nga fjala e Berishes:
“Ky kuvend, monument i lirisë së shqiptarëve, monument i rithemelimit të PD. Ta shndërrojmë PD-në në partinë e idealeve tuaja, të vlerave konservatore, interesin kombëtar, integrimeve euroatlantike, por mbi të gjitha në partinë e anëtarit, në forcën politike që nesër në pushtet do të ketë në epiqendër qytetarin shqiptar, hallet dhe interesat e tij; në forcën politike që nesër në pushtet do të vendosë vlerat më të mëdha në shoqëri, dinjitetin njerëzor, familjen shqiptare, ekonominë e tregut, pronën. Ky tubim i jashtëzakonshëm, ky kuvend i pashembullt në histori. Ky kuvend sjell PD në themelet e saj, si forcë politike të interesit kombëtar që sot vuan më shumë se kurdoherë tjetër, që nga diktatura.
Ky Kuvend sjell PD-në në themelet e saj, si një forcë politike të vokacionit perëndimor të kombit shqiptar, si forcë politike të interesit kombëtar, që sot vuan më shumë se kurrë që nga diktatura komuniste,” tha Berisha.
Ai përshëndeti të gjithë forcat konservatore në mbarë botën, duke thënë se kjo është një ngjarje historike për konservatorët kudo.
“Ky Kuvend mblidhet si një Kuvend shpëtimtar i vlerave të mëdha që ne ndajmë kudo që janë, ky Kuvend mblidhet si një Kuvend që përballet me sukses, i vendosur të rrëzojë narkoshtetin në Shqipëri, por i vendosur të ngrejë PD-në si një parti konservatore në piedestalin që meriton”, tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/