Zhvillohet sot në orën 10:00 në stadiumin “Air Albania” Kuvendi Kombëtar i kërkuar nga më shumë se 4200 delegatë të PD-së që përbëjnë edhe më shumë se gjysmën e anëtarëve të Kuvendit,
Ish kryeministri Berisha që ka inicuar edhe kuvendin ka ftuar në kuvend edhe kryedemokratin Lulzim Basha së bashku me deputetët që janë renditur në krah të tij.
Procesi i Kuvendit: Pasi të konfirmohet numri mbi 1800 delegatë, mbledhja e Kuvendit do të konsiderohet e hapur dhe vetëm pasi të plotësohet numri mbi 3822 delegatë do të nisë diskutimi për ndryshimet statutore.
Në momentin që delegatët futen në një nga portat hyrëse të stadiumit do të pajisen me një draft të ndryshimeve në Statut. Ata fillimisht do të kenë mundësi të njihen me ndryshimet që do të propozohen.
Pas procedurave administrative dhe ndryshimeve në statuz, lideri historik i PD-së, Sali Berisha, për të mbajtur fjalimin e tij, ku pritet që t’u drejtohet delegatëve edhe me kërkesën për mocion mosbesimi ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/