Genc Pollo për Dojçe Wellen: Si do të jetë PD pas 11...

Genc Pollo për Dojçe Wellen: Si do të jetë PD pas 11 dhjetorit, Basha duhej të dorëhiqej

136
0
Shares
genc pollo

Ish ministri Genc Pollo, zv/kryeministër dhe dikur edhe rival me Berishën për kreun e PD, ka komentuar kuvendin e 11 dhjetorit në një intervistë me znj. Ani Ruci në Deutsche Welle.

Ani Ruci/DW: Cfare prisni nga Kuvendi Kombetar i PD qe do te zhvillohet kete te shtune, me 11 dhjetor?

Genc Pollo: Unë e shumë të tjerë në PD presim fillimin e një projekti të ri; icili u bë i domosdoshëm pas disfatës tonë në votimet e 25 prillit. Do të kishte qenë normale që drejtuesit e 25 prillit, mbas tetë vjet mosfitoresh, të deklaronin se nuk do të rikandidonin dhe se drejtuesit e rinj do të zgjidheshin me terezi brenda vitit. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Si pasojë kemi edhe tollovinë brenda partisë. Megjithatë të shohim anën pozitive: kuvendi I 11 dhjetorit është një hap i parë dhe i madh drejt një projekti të ri: drejt një Partie Demokratike që ngjall shpresë në shoqërinë shqiptare e meriton besimin e gjerë të elektoratit.
Status quo të tipit “M’u deshën 8 vjet në opozitë për t’u emancipuar nga Berisha e më duhen edhe 8 të tjera, po në opozitë, që të emancipohem nga Rama” janë të papranueshme për PD-në e të dëmshme për demokracinë shqiptare.

Ani Ruci/DW: A po ngrihen ne serite e “Foltores” problemet thelbesore per te ardhmen e PD tanime te percare dhe ne krize te thelle prej humbjeve dhe perplasjes mes liderit te saj historik dhe atij aktual?

Genc Pollo: Në foltoren shëtitëse, ku unë kam qenë dy herë i pranishëm, thuhen plot gjëra. Është e kuptueshme që shprehen me kolorit, emocione e zhgënjime. Por edhe problemet reale të partisë e të vendit po artikulohen qartë bashkë me mazhorancën e demokratëve. P.sh hapi I parë është kthimi i statutit në normalitet duke i sjellë forumet nga përmasa kineze në ato funksionale. Por edhe programatikisht ka shumë për të reflektuar e për të theksuar duke parë zhvillimet gjithandej. P. sh. disa tema të konservatorizmit social të trajtuara aty më duket se patën jehonë në shoqëri. Kjo mungon në segmentin zyrtaro-burokratik të partisë. Në këtë sens foltorja është pozitive për të tërë.

Ani Ruci/DW: Cfare gjasash ka qe PD te fitoje zgjedhjet nese do te kete si lider Berishen, me pasojat e paralajmeruara nga shpallja e tij “non grata” nga SHBA?
Genc Pollo: Zgjedhjet vendore e kuvendore fatmirësisht nuk janë në prag. PD e pas 11 dhjetorit do të ketë kohën e vet për t’u zhvilluar e përshtatur. Detyra e parë është profilimi si opozitë e besueshme; pra një opozitë demokratike por pa hije të usullit jo transparent me kundërshtarin në pushtet (siç po shohim për vetingjet). Më tej është evoluimi i PD-së si bartëse e besimit të shumicës së elektoratit.
Sa për raportet me diplomacinë amerikane lipset që me dialog të sinqertë të sqarohen keqkuptimet e ndodhura. Por shihni edhe se çfarë ka ndodhur më parë. Më kujtohet se Fatos Nano në 1993 fajësoi ambasadorin amerikan (“një pirat me thikë në gojë”) për burgosjen e tij; dhe pas katër vjetësh e pa veten kryeministër në marrëdhënie të mira me ShBA. Juve ju kujtohet edhe ambasadori amerikan në 2011 kur deklaroi se ka një “celulë antiamerikane” mes kundërshtarëve të PD-së, asokohe në pushtet. Dy vjet më vonë PS-ja formoi qeverinë dhe Rama nuk e kishte keq muhabetin me të njëjtin ambasador. Ose ju e dini që Berisha gjatë tetë viteve të opozitës, deri sa u bë kryeministër në v.2005, i kishte me ulje-ngritje marrëdhëniet me ambasadën në fjalë.
Sa më lart, nuk i them për të relativizuar marrëdhënien strategjike me Shtetet e Bashkuara. Nuk më vete në mendje. Por absolutizimi, nganjëherë propagandistik, i episodeve të veçanta më duket jodomethënës.
Sa për përcaktimin “ndalim hyrje” të zotit Berisha nga Departamenti i Shtetit ju a kam shprehur në intervistën me ju në Deutsche Welle në 21 maj; duke ju thënë se më duket i pajustifikuar e i papërshtatshëm. Dhe që nuk ndihmon demokracinë në rrethanat e një mandati të tretë të një pushtetit autokrato-korruptiv.
Ndërkohë po më bën përshtypje është se në këtë çështje Departamenti i Shtetit nuk duket llogaridhënës e transparent me Kongresin e ShBA. –//–

https://www.dw.com/sq/tiran%C3%AB-ringritje-apo-ndarje-e-partis%C3%AB-demokratike/a-60086028

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY