Pas leximit të emrave të delegatëve nga PD zyrtare për kuvendin e 18 dhjetorit janë kontatuar fryrje në listat e delegatëve në disa rrethe krahasuar me kuvendin e korrikut.
Kështu dega e Shkodrës ka shtuar 114 delegatë ndërkohë që në Kuvendin e 17 korrikut ka patur 275 delegatë, por nga leximi i sotëm rezultojnë të kenë firmosur 389 delegatë.
65 delegatë janë shtuar në degën e Durrësit. Në Kuvendin e korrikut kanë qenë 243 delegatë, por sonte u lexuan emrat e 308 delegatëve.
Qarku i Lezhës, në Kuvendin e korrikut ka pasur 168 delegate, por tani me leximin e emrave del me 258 delegatë. Janë shtuar 90 delegatë.
Deputetja e Partise Demokratike Ina Zhupa lexoi emrat e delegatëve pa përmendur funksionet e tyre në strukturat e Partisë Demokratike, çfarë është komentuar si mungesë transparence dhe mundësi manipulimi.
Disa delegatë si Genti Çela, Orhan Hymetllari, Arnold Çekiçi, Erin Baçllari dhe Ilir Dervishi kanë hedhur poshtë pretendimet e Gazment Bardhit dhe Ina Zhupës se kanë firmosur formularin për datën 18 dhjetor, raporton syri.net.
“Unë kam firmosur vetëm për Kuvendin e datës 11 dhe do të jem prezent nesër në Tiranë, në Kuvendin që është thirrur nga anëtarësia dhe zoti Berisha. Deri në këtë moment nuk më është ofruar as edhe një formular për datën 18 dhe as jam kontaktuar për të firmosur. Siç jam unë, ka edhe të tjerë te ajo listë që nuk kanë firmosur. Ajo listë, gjysma e emrave të tyre nuk janë delegatë. Ajo listë nuk ka delegatët e vërtetë brenda. Reagimi im ka qenë i prerë, Mimoza Rexhvelaj ka firmosur vetëm një formular të datës 11. Nëse dikush ka patur guximin të firmosë në emrin tim, do t’iu drejtohem organeve kompetente që të marrin masa sipas ligjit”, tha ajo.
Ndërkaq po syri ka publikuar një tjetër mesazh.
“Pershendetje ***! Deshiroj të jeni mirë familjarisht! Në listën e lexuar tani Nga Gazmend Bardhi rezulton një delegat me emrin Dhimitër Gjergj Cenaj nga Njësia Administrative Iballë Dega Pukë i cili ka tre vite që ndodhet në Francë në Azil familjarisht. Dhe nuk ka ardhur asnjëherë për tre vite në Shqipëri. Me respekt G.V!”. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/