DURRËS/ Trafik automjetesh, 3 në pranga mes tyre edhe një zyrtar

DURRËS/ Trafik automjetesh, 3 në pranga mes tyre edhe një zyrtar

79
0
Shares

Finalizohet nga policia e Durrësit operacioni policor i koduar “Ado”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të automjeteve.

Ekzekutohen masat e sigurisë për 3 peesona, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të automjeteve nga shtetet e tjera drejt vendit tonë, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ado”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ekzekutimi i masave “Arrest në burg”, për shtetasit:

E. H., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim;

S. H., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. H., si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. H., për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të përsëritur kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë trafikuar automjete nga Italia drejt vendit tonë, duke shfrytëzuar agjencinë doganore që kishin në pronësi.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY