Mësohen emrat e personave të dyshuar si vrasës të biznesmenit në Laç. Policia ka shpallur në kërkim dy persona në lidhje me vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Laç. Ata janë Skënder Lika dhe djali i tij.
Ndërkohë mësohet se i biri i Rakip Rolit është aksidentuar ndërsa po udhëtonte për në vendngjarje.
Roli u vra sot në mëngjes në Sanxhak të Laçit. Besohet se u qëllua nga dy persona.
Emri i Rakup Rolit nuk është i panjohur as për policinë. Roli i arrestua në vitin 2011, si autor i rrahjes me pasojë plagosjen e rëndë të një 22-vjeçari. Po ashtu djemtë e viktimës kanë qenë të skeduar nga policia në vitin 2017, për trafik droge.
Dy djemtë e viktimës Emiljan dhe Sokol Roli janë pronarë të një pallati në zonën e Shëngjinit ndërsa vetë Roli zhvillon biznesin e materialeve të ndërtimit dhe transportit me mjete të rënda.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/