Kush është biznesmeni i vrarë sot në Laç, bizneset, sherret dhe regjistrimet...

Kush është biznesmeni i vrarë sot në Laç, bizneset, sherret dhe regjistrimet e policisë për Rakipin dhe të bijtë

197
0
Shares

Personi në foto është Rakip Roli, i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sanxhakut në Laç.

Emri i tij nuk është i panjohur as për policinë. Roli i arrestua në vitin 2011, si autor i rrahjes me pasojë plagosjen e rëndë të një 22-vjeçari. Po ashtu djemtë e viktimës kanë qenë të skeduar nga policia në vitin 2017, për trafik droge.

Dy djemtë e viktimës Emiljan dhe Sokol Roli janë pronarë të një pallati në zonën e Shëngjinit ndërsa vetë Roli zhvillon biznesin e materialeve të ndërtimit dhe transportit me mjete të rënda.

Besohet se autorët e këtij atentati kanë qenë 2, të cilët kanë qenë duke lëvizur me këmbë në momentin e vrasjes ndërsa makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.

Viktima ka ndërruar identitetin e tij, pasi më parë ka pasur emrin Rakip Roli, dhe ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur 10 vite më parë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e autorit/autorëve.

Policia ka shënjestruar një pistë për vrasjen. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY