Drejtoresha e komunikimit e Foltores, Floriana Garo, tha sot se nuk ka asnjë pagesë për delegatët në emigracion që mund të keni dëshirë të marrin pjesë në Kuvendin e PD që mbahet me 11 dhjetor.
Garo e dha këtë sqarim pasi pasi një media raportoi se Sali Berisha po u paguan biletat emigrantëve që të vijnë në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
“Një fletushke e qeverise jep Fake Neës (lajmin e rremë) që Sali Berisha i paguan biletat emigrantëve në Gjermani të vijnë në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Ky është një trillim banal i gazetarëve të keqpërdorur nga qeveria të llojit «çorapja» pasi Sali Berisha nuk paguan dhe nuk ka paguar biletat e askujt në asnjë vend të botës për të qenë prezent në Kuvend!”, shkruan Garo.
Ndërkaq ish kryeministri Berisha që udhëhoqi foltoren për më shumë se dy muaj në të gjithë vendin postoi një njoftim në prag të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit. “Edhe dy ditë deri në Kuvendin e PD-së,” thuhet në posterin e shpërndarë nga Berisha. Të shtunën mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga shumica e delegatëve. Kuvendi do të mbahet në stadiumin kombëtar AirAlbania. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/