Zëvëndësndihmës Sekretari i Shtetit, Escobar ka përfunduar një takim prej afro një ore në kreun e PD, Lulzim Basha. Pas takimit Escobar tha se jam i kënaqur që opozita është e angazhuar në luftën kundër korrupsionit ndërsa ka lajmëruar një vizitë të mundshme të Bashës në Uashington.
“Opozita ka shprehur angazhimin e tyre në NATO, BE dhe në lufton kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi këtu pjesë e kësaj përfshirë edhe përpjekjte ton atë forta kundër korrupsionit, sanksionet. Kërkojmë angazhim të fortë nga institucionet shqiptare për të bërë realitet këtë. Do zhvillojmë takime të tjera me drejtues të tjerë. Pres me kënaqësi ta takoj zotin Basha në Uashington sa më shpejt të jetë e mundur.
Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me takimin ku theksi sipas Bashës ka qënë zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon.
“Lufta kundër korruopsionit është interes kombëtar i SHBA por interes kombëtar edhe i Shqipëisë, PD është angazhuar në këtë luftë si ligji për për reformën në drejtësi, dekriminalizimi, iniciativa jonë për vettingun e politikaneve, janë dëhsmi se mbtetemi të vendosur për lufton e kundër korrupsionit që është kyci i problemeve që kë Shqipëria sot. Është kënaqësi të shohim një rikthim të fuqishëm të kësja beteje të SHBA në Shqipëri,
Me Escobar diskutuam edhe problemet politike në rajon sidomos në Kosovë duke u përcaktuar për paprekshmërinë territoriale të këtij vendi. Diskutuam për reformat në Shqipëri dhe vecanërisht për reformën në drejtësi sic është ehe propozimi për vetingun e politikanëve.
Është një ftesë e përsëritur dhe po planifikoj një vizitë në Uashington”, tha Basha.
KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETARIN E SHTETIT TË SHBA, PËR ÇËSHTJET EUROPIANE DHE EUROAZIATIKE, GABRIEL ESCOBAR
Lulzim Basha: Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpres sot në ditën ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, përfaqësuesin e Lartë të shteteve të Bashkuara të Amerikës zotin Escobar. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si një interes kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe më shumë interes Kombëtar i Shqipërisë. Është ajo për të cilën Partia Demokratike, ka luftuar dhe është përpjekur më shumë se gjithçka tjetër në këto 8 vite. Që nga iniciativat tona për dekriminalizimin e politikës, tek miratimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi sipas përcaktimeve të Venecias, me insistimin e Partisë Demokratike, tek ligji për SPAK-un dhe BKH-në, po kështu të miratuara me iniciativën dhe ndryshimet Kushtetuese dhe ligjore të Partisë Demokratike dhe mbështetjen amerikane, tek iniciativa jonë për Vettingun e politikanëve për të pastruar politikën nga krimi i organizuar, të gjitha këto dëshmojnë se Partia Demokratike ka qenë, është dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që është kyçi për zgjidhjen e gjithë problemeve që ka Shqipëria sot. Nga demokracia e plagosur rëndë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, tek sundimi i ligjit dhe dhënia fund të pandëshkueshmërisë dhe siç e kemi parë tashmë me një hap të shpallur, siç është ai i sanksioneve siç edhe ai ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin politikanët e korruptuar në Kosovë, edhe sa i përket pra midis politikanëve të korruptuar, oligarkëve dhe krimit të organizuar.
Prioritetet e Partisë Demokratike kanë qenë këto, betejat e Partisë Demokratike kanë qenë këto dhe është kënaqësi e jashtëzakonshme që të shohim një rikthim të fuqishëm si prioritet të parë dhe kryesor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan dhe në Shqipëri, të një beteje që e kemi luftuar për vite me radhë. Me zotin Escobar, diskutuam për të gjitha çështjet e aktualitetit politik shqiptarë, natyrisht edhe për situatën në rajon, me theks të veçantë, sigurisht për ato çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve dhe në veçanti me Kosovën. Ku ia bëra të qartë zotit Escobar, qëndrimin e Partisë Demokratike për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës. Në përputhje me përkushtimet e ndërmarra sipas paketës Ahtisari që çojnë në pavarësinë e Kosovës dhe në përputhje me angazhimet që të gjithë shtetet që e kanë njohur Kosovën kanë në raport me integritetin territorial të saj. Jam i kënaqur t’iu raportoj se në këtë qëndrim që paraqita kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të zotit Escobar.
Diskutuam padiskutim edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e reformave ku kyç mbetet një drejtësi e pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar. Natyrisht ku e dini që këtu Partia Demokratike ka disa iniciativa kushtetuese dhe ligjore duke përfshirë vettingun e politikanëve dhe shumë shpejt ashpërsimin e dënimit të politikanëve të zgjedhur me votat e krimit si një hap i parë për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Pyetje: Patët një diskutim për shpalljen e zotit Berisha “non grata” në SHBA dhe në rast se zoti Escobar ka prova dhe do t’i paraqesi ato për institucionet e drejtësisë?
Lulzim Basha: Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit ndërsa sa i përket çështjeve që i takojnë vendimeve të Departamentit të Shtetit jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërsëdrejti nga Escobar qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit?
Pyetje: Keni planifikuar ndonjë udhëtim në Ëashington duke qenë se e morët ftesën?
Lulzim Basha: Është një ftesë e përsëritur dhe e mirëpres me kënaqësi dhe padiksutim po planifikoj një vizitë në Ëashington në mënyrë që të shtyjmë përpara jo vetëm objektivat politike të Partisë Demokratike, por atë që është sot agjenda e çdo familje shqiptare, dalja nga kjo gjendje pezullie, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen përpara të Shqipërisë me reformat politike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë që garancitë janë spirancat e mirëqenies ekonomike dhe punësimit. Dy objektivave kryesore të shqiptarëve, dy objektivave kryesore të Partisë Demokratike.
Ju faleminderit!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/