Berisha tregon çfarë do të ndodhë një ditë pas kuvendit të 11...

Berisha tregon çfarë do të ndodhë një ditë pas kuvendit të 11 dhjetorit

123
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” vetëm dy ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD më 11 Dhjetor se çfarë do të ndodhë pas kuvendit.

Berisha foli për një PD të rithemeluar, ndërsa  foli për krijimin e një komisioni të përkohshëm që do të drejtojë partinë deri në rithemelimin e saj, ndërsa çdo vendim i kohëve të fundit i marr nga Basha do anulohet.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Mëngjesin e 12 Dhjetorit çfarë do ndodhë nëse keni shumicën?

Berisha: PD do të jetë një parti e rithemeluar.

Fevziu: Ku? Në rrugë, në zyra me qera?

Berisha: Selia është e PD nuk është pronë e Bashës është pronë e PD.

Fevziu: Rrezikon PD të zvarritet në gjykatë me muaj?

Berisha: Ai mund të bëjë ç’të dojë, por selia është e PD. Në 11 Dhjetor do anulohet çdo vendim i tij i kohëve të fundit, do krijojë një komision të përkohshëm që do të vazhdojë punën deri në rithemelimin e PD.

Fevziu: Në 18 Dhjetor do shkoni në kuvend nëse jeni mazhorancë?

Berisha: A mund të më thoni çfarë është ai kuvend? Kryesia aktuale e PD, 21 anëtarë të saj janë jolegjitim. Nuk janë votuar me dy kandidatura siç parashikon statuti./Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY