Rama, mjegull mbi qëndrimin amerikan për Ballkanin e Hapur pas vizitës së...

Rama, mjegull mbi qëndrimin amerikan për Ballkanin e Hapur pas vizitës së Escobar në Tiranë

50
0
Shares

Kryeministri Rama hedh tymnajë mbi pozicionin e SHBA në lidhje me Ballkanin e Hapur, një nismë e tri vendeve ballkanike, nën tavolinë e drejtuar nga Serbia. Rama thotë se kjo nismë mbështetet fuqishëm nga Presidenti Biden ndërkohë që përfaqësuesi i SHBA për Ballkanin, Escobar ka folur për nisma gjithpërfshirëse të rajonit.

Rama i bëri këto komente pas takimit me Eacobar në Tiranë ndërkohë që njoftimi i ambasadës amerikane për vizitën e Escobarit në Tiranë nuk e shtjellon këtë cështje për të cilën flet Rama, aq më pak të kapësh nuanca mbështetje për këtë nismë të treshes Vuçiç-Rama-Zaev.

“Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nismë transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY