A ishte transgjinorja shkaku i plagosjes në hotel? Detaje të reja

A ishte transgjinorja shkaku i plagosjes në hotel? Detaje të reja

171
0
Shares

Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja me armë e 20-vjeçarit, në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë, mëngjesin e kësaj të enjteje.

Arni Sulejmani dyshohet se u plagos aksidentalisht nga 26-vjeçari Markeljan Beqiri.

Burime bëjnë të ditur se ka qenë vetë i riu i cili në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë ka pohuar që bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Në dhomën e hotelit, ai ndodhej së bashku me Beqirin, Tefik Shehun, 32 vjeç dhe Anxhela Briskun 22 vjeçe.

Sipas të njëjtave burime, 4 të rinjtë mësohet se ishin nën efektin e drogës dhe alkoolit. Sa i përket 22-vjeçares, e cila u arrestua nga policia pasi fshehu armën pas ngjarjes, ajo mësohet se është transgjinore.

Pas ngjarjes Markeljan Beqiri dhe 32-vjeçari Tefik Shehu u larguan nga hoteli dhe janë aktualisht në kërkim. Njëri si autor i dyshuar i plagosjes, tjetri për moskallëzim të krimit.

Policia arrestoi ndërkohë 22-vjeçaren ashtu sikurse edhe 66-vjeçarin Enver Hysenaj, i cili e strehoi të renë. tv klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY