Noel Disha që vrau një vit më parë në Tiranë një person ka marrë vetëm pak kohë burg më shumë në Apel se sa ishte vendosir në gjykatën e Tiranës.
Detajet e gjyqësorit:
Siç është raportuar edhe në media të ndryshme, ngjarja e ndodhur në datën 20.01.2020, në Tiranë, Rruga “Dhaskal Todri” pranë lokal “Artisti”, ku autori i krimit shtetasi me iniciale N. D, ekzekutoi me armë zjarri shtetasin me iniciale V.T. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur N.D, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i K.Penal, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendimin nr. 661 datë 10.03.2021 ka vendosur:
–Deklarimin fajtor të të pandehurit N.D për kryerjen e veprëspenale të “Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 iK.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e të pandehurit me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim.
–Deklarimin fajtor të të pandehurit N.D për kryerjen e veprëspenale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, e parashikuar nganeni 278/1 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tëpandehurit me 6 (gjashtë) vjet burgim.
–Në aplikim të nenit 55 të KP, në bashkim të dënimeve ipandehuri N.D dënohet me një dënim të vetëm prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
–Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri N.D dënohet me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. Vuajtja e këtij dënimi do tëfillojë nga dita e arrestimit të saj më dt.20.01.2020.
–Dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit penal nr. 661 datë 10.03.2021, dënimin e të pandehurit N.D për kryerjen e veprës penale të“Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i K.Penal me 18 ( tetëmbëdhjetë) vjet burgim. dënimin e të pandehurit N.D për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal me 6 (gjashtë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.P, në bashkim të dënimeve i pandehuri N.D të denohet me një dënim të vetëm prej 24 (njëzet e katër) vjet burgim.Aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale.
-Është paraqitur ankim nga trashëgimtarët e viktimës, ku kërkuan ndryshimin e vendimit penal nr. 661 datë 10.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 663 datë 09.12.2021 vendosi:
– Lenien ne fuqi te vendimit nr. 661, date 10.03.2021 te Gjykatesse Rrethit Gjyqesor Tirane me kete ndryshim:
–Denimin e te pandehurit N.D per kryerjen e vepres penale“Vrasje me dashje“, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhedenimin e tij me 17 (shtatembedhjete) vite burgim.
–Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal ne bashkim te denimeve,perfundimisht i pandehuri N.D denohet me nje denim te vetemprej 20 (njezet) vjet burgim.
–Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ulet 1/3 e denimit dheperfundimisht i pandehuri N.D denohet me 13 (trembedhjete) vjet e 4 (kater) muaj burgim.
–Mospranimin e ankimit ndaj vendimit Nr. 661, date 10.03.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, te ushtruar ngatrashegimtaret e viktimes se vepres penale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/