Afera me tokat në bregdetin e Jalës, PD: Legalizim, hipotekim për 24...

Afera me tokat në bregdetin e Jalës, PD: Legalizim, hipotekim për 24 orë. Cili ështe roli i Gjiknurit në aferë?

74
0
Shares

Afera me tokat në bregdetin e Jalës, është ajo që ka denoncuar sërish deputeti i Vlorës Arbi Agalliu.

“Legalizim, hipotekim për 24 orë. Cili ështe roli i Damian Gjiknurit në aferë?”, thotë deputeti Agalliu.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ARBI AGALLIU:

Jemi sot këtu për të denoncuar aferat korruptivë që ndodhin me tokat në bregdetin shqiptar. Drejtoria e ALUIZNI-t Vlorë së bashku me zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtëshme Vlorë kanë legalizuar dhe hipotekuar për 24 orë object dhe truall me vendodhje në Jalë, Vuno.

Më pas Bashkia Himarë, jep një leje ndërtimi për kompaninë “Jala Investment”, pikërisht në këtë sipërfaqe toke.

Ajo që ne evidentojmë është pikërisht fakti se aksionerë të kësaj kompanie janë kushërinjtë e parë të deputetit të qarkut të Vlorës, z. Damian Gjiknuri.

Në këtë kontekst ne shtrojmë këto pyetje për z. Gjiknuri

1. A ka ndërhyrë z. Damian Gjiknuri në institucione si ALUIZN-i dhe Hipoteka Vlorë, për të përshpejtuar dhënien e lejes së legalizimit për këtë objekt?
2. A ka ndërhyrë z. Damian Gjiknuri në Bashkinë Himarë për të marrë leje ndërtimi kompania “Jala Investment” ku aksionerë janë kushërinjtë e parë të tij?
3. A po ndërhyn z. Damian Gjiknuri pranë organeve të drejtësisë në këto momente, të cilat janë duke shqyrtuar rastin?

Partia Demokratike inkurajon fort çdo qytetar të denoncojë fort çdo akt korruptiv, çdo presion që ndodh nga punonjës të caktuar, të korruptuar në administratës publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY