Basha, takim tjetër për 8 dhjetorin: Regjimi ka cuar në vdekje klinike...

Basha, takim tjetër për 8 dhjetorin: Regjimi ka cuar në vdekje klinike demokracinë

67
0
Shares

Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen! Faleminderit shumë! Në radhë të parë dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë dhjetoristëve të dhjetorit 90 që kemi në mes tonë, respektin, mirënjohjen e përjetshme ndaj veprës tuaj. Faleminderit!

Së pari dhe mbi të gjitha dua t’iu shpreh edhe si 16 vjeçar i dhjetorit të 90-ës, edhe si qytetarë, si shqiptar, si prind , edhe si demokrat, edhe si kryetar i Partisë Demokratike, mirënjohjen më të thellë, dhjetoristëve të 90-ës, të gjithë atyre që na janë bashkuar sot këtu, që iu dhanë zë disa prej tyre së fundmi, Spiro me rrëfimin e tij së bashku me Agimin. Shumë prej tyre mund të mos i kemi në këtë sallë, disa janë ndarë përjetësisht nga ne duke filluar me tribunin, me udhëheqësin e lëvizjes studentore, Azem Hajdariin ët paharruar. Dhe të them se sa i lumtur jam që i ftuar në këtë aktivitet, për të cilin përgëzoj fondacionin për Liri dhe Demokraci në Partinë Demokratike dhe zonjën Enriketa Papa, Pande Rajmoni, drejtuesen e këtij fondacioni.

Sa i lumtur jam që në këtë sallë ndodhen të ndërthurur në një shpirt të vetëm, siç tha Spiro, dhjetoristët e vitit 1990 dhe brezi i ri, rinia e 2021-it, të rinj dhe të reja, e në veçanti të rinj dhe të reja demokratë që janë shpirti i pamposhtur i Partisë Demokratike. Janë shpirti i pamposhtur i Partisë Demokratike, teksa kemi vite që përballemi me një tjetër regjim. Por para se të flas për këtë, dua t’iu them që në ADN-në tuaj, të rinj dhe të reja të Partisë Demokratike, të rinj dhe të reja shqiptarë, edhe ju që nuk jeni anëtarë të Partisë Demokratike, por që jeni ngritur në rrevolta dhe protesta, nga armët kimike tek protestat studentore të dhjetorit 2018-të, në ADN-në tuaj ndodhet patjetër guximi i dhjetoristëve të vitit 1990. Ne duhet të përulemi para këtij guximi, dëshmitë për të cilën nuk mungojnë, që nga takimi i gjashtë apo më shumë personave në një dhomë ku nisi lëvizja dhe pastaj u shtri kudo.

Rruga ishte e vështirë për natyrën dhe terrorin e komunizmit shqiptar, kulti i individit i cili për fat të keq vazhdon sic vazhdon shumë aspekte të tjera komuniste, pa dyshim edhe në kundërshtarin e Partisë Socialiste. Kulti i individit bëri është që shkatërroi individualitetin e shqiptarit, nuk ka qytetërim europina, falë lëvizjes së lirë në europë do të thotë individualitet, secili është i shenjtë në individualitetin e tij të gjithë jemi të barabarta para ligjit para zotoit. Ajo që ndodhi nuk ishte e lehtë guximi që mposhti frikën e dhjetoristëve duke marrë një vlerë të jashtëzakonshme. Vazhdojmë ta paguajmë në një formë menatalisteti që nuk e kemi shkulur, ndryshe nga dëshir5at tona, ndryshe nga shpresat e cdo shqiptari, zgjedhjet e 91’ komunizmi arriti të merrte zgjedhjet.

U desh që në krah të PD të ishte Amerika që mbështeti pruralizmin. 8 dhjetorina thrret të falenderojmë dhe të përkulemi para veprës së tyre dhe rallë herë kiemi kërkuar falje, sot është dita për të kërkuar falje sepse 31 vite më vonë ndodhemi në kushte e një regjimi që ka të përbashkëta me produketet e diktaturës, ka të përbashkët ADN. Një vajzë thotë nuk dua të lind fëmijë për partinë tuaj, është një thënie dramatike në fjalët e një nëne dhe prindi, kjo është thënie para Adil Carcanit , ajo studente ishte guximtare për ti thënë në sy regjimit, Edh e sot ky regjim i ri i shytp njerëzit në liri, poshtron të mirët, uljen e kokës së dinjitetit, shqipëria po zbrazet si asnjëherë më parë duke kaluar edhe ritmet e vitit 90’. Përgjegjësinë kryesore e ka regjimi që ka cuar në vdekje klinike demokracinë.

Detyra kryesore është që të përballemi me këtë regjim, zgjedhjet e 91 i manipuloiu regjimi komunist, pas 31 vitesh nuk ka më kohë për mua që të mbyllim sytë dhe mos pranojmë fajin që është e jona. Fakti që shkulëm komunizmin por jo mentalitetin komunist. Atakimi i opozitarit si armik, goditja e liria e shtypit, ësxhtë kohë të kërkojmë falje për përgjegjësitë tona dhe gabimet tona që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë në dimensionin e vuajtjes duke u zotuar para cdo shqiptari në këtë ditë të shenjtë se PD është një këmbë është e fortë dhe PD do të jetë e bashkuar, sepse ne kemi një mision , lirinë demorkacinë, shqipërinë si gjithë europa, nuk do ta dorëzojmë deri sa ta bëjmë realitet.

https://youtu.be/6oReBqhfdes

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY