Një italian u gjet pa jetë sot në ambientet e një hoteli në Kamzë.
Bëhet fjalë për shtetasin italian me inicialet A. S., 71 vjeç, i cili sipas policisë dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, dhe nuk janë konstatuar shenja dhune.
Detajet e policisë:
Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/