Lulzim Berisha duhet të kthehet në qeli, vendimi i papritur i Gjykatës...

Lulzim Berisha duhet të kthehet në qeli, vendimi i papritur i Gjykatës së Lartë

97
0
Shares

Gjykata e Lartë vendosi të kthejë sërish në burg Lulzim Berishën, vendodhja e të cilit nuk dihet pasi u la i lirë ne vitin 2016 pasi pak vite më parë ia hoqi dënimin e përjetshëm me një gjest të theksuar altruizmi.

Lulzim Berisha u lirua me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ne dhjetor 2016 pasi mori një garanci pune nga kryetari i bashkisës së Durrësit Vangjush Dako dhe një investim politik nga paradhoma e kryeministrit Rana për lirimin e tij pak muaj para zhjedhjeve parlamentare të 2017.

Ky është një vendim, i cili ka ardhur mejëherë pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar kërkesën e prokurorisë, për ta dënuar Berishën me burgim të përjetshëm.

Ai ishte dënuar me 25 vjet burg ndërkohë që i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer kur doli nga burgu.

Kujtojmë se një muaj para se te lirohej, Berisha i kishte dërguar një kërkesë Gjykatës për ta liruar nga burgu me arsyen se ishte i sëmurë dhe rrezikonte jetën nëse qendronte në qelin e burgut.

Lulzim Berisha u dënua në prill të vitit 2006 me burgim te perjetshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY